Аrsim profesional dhe trajnim – shpenzim ose investim

Аrsim profesional dhe trajnim – shpenzim ose investim

Në dhjetor të vitit 2019 Ministria e Arsimit dhe Shkencës formoi “grup kombëtar të ekspertëve për financim” (FEG). FEG-u me mbështetjen e projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut”

(Е4Е@мк) dhe Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF) punon në përgatitjen e modeleve për financim më efikas të arsimit profesional dhe trajnimit që do të jenë propozim për diskutim më të gjerë lidhur me politikat në financimin.

Pas punëtorisë së parë konsultuese (dhjetor 2019) u hap çështja e financimit, u shkëmbyen analizat ekzistuese prej tre aspekteve kryesore: mobilizim dhe shpërndarje të resurseve, si dhe menaxhim me zinxhirin për financim; dhe u analizuan përmes prizmës së shpenzimeve dhe të dhënave për APT. Kjo ishte bazë për punëtorinë e dytë (shkurt 2020), që ishte orientuar drejt diskutimit më të thellë të aspekteve dhe identifikim të çështjeve dhe sfidave kryesore.

Një pjesë e sfidave të identifikuara kryesore në financimin e arsimit dhe trajnimit profesional në Republikën e Maqedonisë janë:

  • Kapaciteti fiskal dhe institucional i komunave;
  • Aktivitetet që krijojnë të ardhura nga shkollat për arsim profesional dhe trajnim, gjegjësisht kapacitetet e shkollave dhe motivim të drejtorëve të shkollave për t’i zhvilluar;
  • Për çfarë duhet të shpërndahen resurset, cilat do të ishin veglat më të përshtatshme të tanishme ose përshtatja e tyre (formulë për financim, bursa/tarifa të shkollave, transport të nxënësve, shtëpi të nxënësve);
  • Si më të mira dhe fleksibile të përdoren veglat ekzistuese (për t’i realizuar qëllimet e politikave, me kusht që të merren informacione me kohë për nevojat nga pikëpamja ekonomike ose sociale);
  • Si të përmirësohet raporti nxënës-mësimdhënës për të përmirësuar efikasitetin e sistemit?

Mbështetja e FEG-ut në diskutimet dhe në punën në grupe u ishte dhënë nga konsulentët ndërkombëtar Triin Lassi (Estoni) dhe Branko Kumer (Slloveni). Lassi dhe Kumeri i shpërndanë modelet e financimit të arsimit profesional dhe trajnimit në Slloveni dhe Estoni me theks të veçantë në mobilizimin, shpërndarjen dhe menaxhimin e resurseve, si dhe sqarim më të hollësishëm për situatat në Estoni dhe Slloveni nga aspekti i sfidave kryesore në financimin e APT-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të punëtorisë u diskutuan rolet, sfidat si dhe zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e tyre nga aspekti i: sektorit të biznesit, shkollat dhe institucionet në sistemin për APT në nivel shtetëror. Të gjithë personat e përfshirë në FEG dhe pjesëmarrësit e trajnimit pajtohen që arsimi dhe aftësimi profesional është një investim, por ai duhet të jetë i planifikuar dhe menaxhuar mirë.

Projekti Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut vazhdon me mbështetjen e iniciativave që shpijnë drejt përmirësimit të kushteve në arsimin e mesëm profesional dhe trajnimin dhe e forcon bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe aktorët kryesore në sistemin arsimor.