Analizë e kornizës ligjore dhe resurseve – promovim I tavolinës së rrumbullakët

Analizë e kornizës ligjore dhe resurseve – promovim I tavolinës së rrumbullakët

Me mbështetje të projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut, më 24.04. të vitit 2019 në Shkupu organizua një tavolinë e rrumbullakët në temat:

1. Sa në mundëson korniza ligjore për arsim dhe trajnim të mesëm profesional të kemi përgatitje cilësore të të rinjve dituritë dhe shkathtësitë e të cilëve janë përkatëse me nevojat e punëdhënësve?

2. A ka mjete të mjaftueshme financiare dhe sa është efektiv shfrytëzimi i mjeteve financiare në sistemin e arsimit dhe trajnimit të mesëm profesional?

Tridhjetë e pesë përfaqësues të MASH-it, QAP-it, Odës Ekonomike, punëdhënësve dhe shkollave, diskutuan në mënyrë aktive dhe të hapur dhe shkëmbyen ide dhe përvoja për kornizën ligjore dhe financimin e ATMP-së. Pjesëmarrësit i veçuan sfidat kryesore, diskutuan për mënyrën e tejkalimit të tyre dhe i identifikuan institucionet kryesore angazhimi i të cilave nevojitet për tejkalimin e sfidave.

Bazë për diskutim ishte “Analiza e kornizës ligjore dhe resurseve në arsimin dhe trajnimin profesional“, që u promovua nga Biljana Trajkovska, këshilltare shtetërore për planifikim strategjik dhe analiza ekonomike në MASH. Analiza u vlerësua si dokument që në mënyrë rrënjësore i përkufizon situatat momentale dhe vjen në kohë të drejtë kur angazhimet e institucioneve në RMV janë për vendosjen më masë më të madhe të arsimit dhe trajnimit profesional me orientim të tregut.

Dokumenti “Analiza e kornizës ligjore dhe resurset në arsimin dhe trajnimin profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në një version të shkurtër dhe të gjatë në gjuhën maqedonase, si dhe në gjuhën angleze është i kapshëm në këtë link.