ARSIM DHE TRAJNIM ЈОFORMAL PROFESIONAL

Qëllimi i këtij komponenti është përmirësimi i ofertës së trajnimeve për arsim joformal, ku shfrytëzues parësor do të jenë personat e rinj të papunë, duke përfshirë edhe personat e kategorive të rrezikuara.

Koncepti i nxënies së përjetshme bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Sfida për të qenë në rrjedhë me nevojat e tregut është padyshim me rëndësi të madhe me synimin për të qenë i suksesshëm në treg. Është e vërtetë se sistemi formal për arsim profesional nuk mund t’u dalë në ndihmë kërkesave të sektorit privat, e prej këtu padyshim paraqitet nevoja për sistem plotësues, të a.q. sistem të arsimit joformal. Nxitja e këtij sistemi është ajo që Е4Е@mk synon ta realizojë në kuadër të këtij komponenti.

Këtë qëllimi projekti do të përpiqet ta realizojë në atë mënyrë që do t’i identifikojë ofruesit ekzistues dhe të ardhshëm potencial të trajnimeve që kanë potencial për inovacione në fushën e arsimit, si dhe kapacitet për të investuar në zhvillimin e trajnimeve të reja me orientim të tregut dhe gjithëpërfshirëse.