Me mbështetjen e projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (Е4Е@мк) dhe Fondacionit Evropian për Trajnim (FET), Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional hartoi Konceptim për mësim nëpërmjet punës i cili u miratua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në prill të vitit 2020.
Koncepti ka të bëjë dhe është në lidhje me mbështetjen për instalimin e arsimit dhe trajnimit të reformuar katërvjeçar (teknik), i cili me nxënësit e vitit të parë filloi të realizohet në vitin shkollor 2019/2020.
Mësim nëpërmjet punës dhe mësimi i cili paraqet punë reale dhe lidhet drejtpërdrejtë me prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Në mënyrë plotësuese, mësimi nëpërmjet punës është platformë për mbindërtimin e dijes tek të rinjtë, e cila në një numër të konsiderueshëm të shteteve të zhvilluara krijon gjenerata të personave profesionistë dhe të punësuar.
Pritet, ky lloj mësimit dhe realizimi cilësor i tij, në bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe punëdhënësve t’u dalë në ndihmë nevojave arsimore dhe të karrierës së të rinjve përfshirë edhe vetëpunësimin, si dhe nevojat e ekonomisë për kuadër të kualifikuar dhe konkurrues.
Koncepti është i qasshëm në ueb faqet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional, në linqet në vijim:
http://mon.gov.mk/stored/document/Koncept-za-ucenje-preku-rabota.pdf