E4E@mk udhëheq në mbështetjen e reformave cilësore të arsimit dhe trajnimit profesional
ÇFARË PUNOJME
Projekti E4E@mk është një lehtësues midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat në mënyrë që të rinjtë të fitojnë aftësi që janë të kërkuara në treg dhe të gjejnë punësim më lehtë.
Arsimi i mesëm profesional i orientuar drejt tregut
Ne po ndryshojmë mënyrën se si nxënësit fitojnë aftësi pune! Ne rrisim përfshirjen e punëdhënësve në arsimin e mesëm profesional përmes arsimit dual dhe proceseve mbështetëse për rritjen e cilësisë, në mënyrë që të rinjtë të jenë të përgatitur në mënyrë adekuate për tregun e punës.
Sektori privat investon në arsim cilësor
Ju mësoni më së miri në vendin e punës! Në bashkëpunim me sektorin privat, ne investojmë bashkërisht në përmirësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave të fituara në vendin e punës.
FOTOGRAFI
HISTORI TË SUKSESSHME
Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@mk) është i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa implementohet nga HELVETAS Maqedonia e Veriut, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë. Qëllimi kryesor i projektit është që të kontribuojë drejt punësimit më dinjitoz të të rinjve (15 – 29 vjeç), duke përfshirë edhe grupet e rrezikuara, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në aspektin social.
Që nga viti 1992 e këndej, Zvicra i mbështetë proceset e tranzicionit në Maqedoninë e Veriut. Ky bashkëpunim mbështetet në traditën zvicerane të solidaritetit dhe përgjegjësisë, dhe e reflekton rëndësinë që Zvicra ua kushton stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Sot, Zvicra është në mesin e partnerëve më të mëdhenj bilateral për bashkëpunim të Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar mbështetje financiare prej 69 milionë eurove për periudhën 2017-2020. Programi zviceran për bashkëpunim është i fokusuar në tri fusha parësore: qeverisje demokratike, punësim dhe zhvillim ekonomik, si dhe infrastrukturë dhe mjedis jetësor. Për më shumë informacione, vizitoni ueb-faqen:.