PANAIRI DIGJITAL PËR ARSIM TË MESËM PROFESIONAL 2.0

PANAIRI DIGJITAL PËR ARSIM TË MESËM PROFESIONAL 2.0

Nxënësit e klasave të nënta nga Republika e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi njihen me karrierën e tyre të ardhshme përmes promovimit të profesioneve të reja dhe ekzistuese të ofruara përmes paraleleve duale në kuadër të thirrjes për regjistrim në arsimin e mesëm 2022/2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Panairi digjital për arsim të mesëm profesional paraqet iniciativë e zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me qëllim promovimin dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit. Me qëllim të informimit të nxënësve të klasës së nëntë dhe prindërve të tyre për mundësitë që ofrojnë shkollat e mesme për përvetësimin e aftësive profesionale dhe punësimin e duhur pas përfundimit të shkollës së mesme, projekti Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk dhe Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar, përsëri e realizuan panairin digjital për arsimin e mesëm profesional.

Panairi Digjital 2.0, i cili u transmetua përmes platformës Zoom, me një transmetim të organizuar online për të gjitha shkollat fillore në të gjithë vendin, në vitin 2022 synoi promovimin e disa profesioneve përmes videove interaktive dhe një studioje të hapur, në kuadër të së cilës nxënësit e klasës së nëntë patën mundësinë të dëgjojnë për profesionet, për trajnimin praktik të nxënësve në një kompani, për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës por edhe për mundësitë e karrierës pas përfundimit të shkollës profesionale.

Videot interaktive që u prezantuan gjatë panairit digjital 2.0 kishin për qëllim afrimin e audiencës me profesionet realisht të kërkuara nga tregu i punës dhe që janë pjesë e konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm, konkretisht në paralelet duale në vitin 2022 / 2023.

Videoja e parë interaktive https: // jutu.be/JxhpD4WxMNw përfshin prezantim nga dy kompani vendase mbi profesionet e saldatorit dhe teknikut të ushqimit. Kompanitë Brako do Veles dhe Buçen Kozjak nga Kumanova dhanë një pasqyrë të trajnimit praktik të nxënësve dhe e përkufizuan procesin e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës si një hap vërtet të rëndësishëm në arsimin e përgjithshëm të nxënësve në arsimin e mesëm profesional dhe trajnimin.

Videoja e dytë interaktive https://youtu.be/As8gFxpDYFY përfshin një prezantim nga dy kompani vendase në profesionet e montuesit për ngrohje dhe klimatizim dhe hidraulik si dhe një agroteknik. Kompanitë BFM Tetovë dhe Veraria Tikvesh nga Kavadari gjithashtu fokusohen në prezantimin e trajnimit praktik për nxënësit si proces përmes të cilit nxënësit në arsimin e mesëm profesional dhe trajnimin, mund të fitojnë aftësitë e nevojshme.

Në studion e hapur të Panairit digjital 2.0, ishin të ftuara shkollat e mesme profesionale Kiro Burnaz nga Kumanova, Dimitar Vllahov nga Shkupi dhe SHFK Gostivar nga Gostivari, të cilat theksuan përfitimet nga arsimi profesional si përvetësimi i aftësive, trajnimin praktik në kompani dhe mundësitë për punësim. Të gjitha shkollat e mesme profesionale që morën pjesë në studion e hapur, përmes deklaratave të nxënësve të tyre, ndanë përvoja nga puna praktike në kompani, veçanërisht kompani të fokusuara në prodhim dhe shërbime personale.

Kompanitë që ishin të ftuara në studion e hapur patën mundësi të prezantojnë një pjesë të punës dhe potencialeve të tyre për punësimin e të rinjtë që përfundojnë arsimin profesional. Afrodita S nga Shkupi, Vardar Dolomit nga Gostivari dhe Kumanova shprehën gatishmërinë për të pranuar nxënës në trajnim praktik por edhe përkushtim për transferimin e aftësive dhe njohurive te të gjithë nxënësit që do të zgjedhin arsimin profesional.

Projekti zviceran E4E@mk dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të promovojnë arsimin profesional, veçanërisht promovimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe shkollave profesionale. Panairi digjital vazhdon të jetë një platformë për njohjen e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme me përzgjedhjen e gjerë të profesioneve që ofron arsimi i mesëm profesional dhe më e rëndësishmja me ofertën e mundësive për karrierë. Panairi digjital së bashku me dialogun social dhe fushatën “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” kontribuojnë drejt qëllimit, që më shumë të rinj të fitojnë arsim profesional cilësor dhe trajnim që kontribuon në punësim më të mirë dhe të denjë.

Panairi Digjital për Arsimin e Mesëm Profesional 2.0 është i qasshëm në linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=7BZRGHnAmMQ&t=2253s

Për të mbledhur mendimet dhe dëshirat e nxënësve dhe mësimdhënësve për promovimin e arsimit profesional dhe trajnimit në të ardhmen, panairi digjital realizoi një sondazh online që përmblodhi këto rezultate: