Digjitalizimi në arsimin profesional dhe trajnimin

Digjitalizimi në arsimin profesional dhe trajnimin

Arsimi i mesëm profesional, veçanërisht promovimi i tij lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e mësimdhënësve kompetentë të cilët do të përmirësohen vazhdimisht, tani dhe në të ardhmen. Një mjet që mundëson përmirësim të vazhdueshëm është platforma INOVET (inovet.edu.mk), e cila shërben si bazë digjitale për mësimdhënësit në zhvillimin e tyre profesional, dhe u mundëson atyre të marrin informacion në një vend për kurse trajnimi dhe zhvillimi profesional dhe mundësi online për realizimin e tyre. Platforma, përmes një biblioteke elektronike, u jep mësuesve mundësinë e qasjes në materiale për zhvillim profesional si dhe mundësinë e komunikimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave dhe udhëzimeve.

Duke vënë në dukje atë që u tha më lartë, Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu konfirmoi se digjitalizimi në arsimin e mesëm profesional, i organizuar nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe projekti “Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E @ mk” i financuar nga Ambasada Zvicerane, mundëson promovimin e arsimit të mesëm profesional dhe realizimin e aktiviteteve për promovimin dhe tërheqjen e më shumë nxënësve.

Lulzim Aliu, Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Duke përfituar nga këto mjete digjitale që nuk kanë ekzistuar më parë në vendin tonë, mësimdhënësit do ta përmirësojnë vazhdimisht punën e tyre dhe nga ana tjetër do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional, sepse mbeten hallka më e rëndësishme në këtë proces dhe në transferimin e njohurive te nxënësit“, tha Aliu.

Duke folur për rëndësinë e digjitalizimit në arsimin profesional dhe trajnimin, drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, Sherif Miftari theksoi se themelimi i platformës inovet.edu.mk është vetëm një nga aktivitetet e pakta për të cilat është përkushtuar QAPT, duke përfshirë programin për sigurinë dhe shëndetin, në punë, trajnimi digjital i mësuesve, praktikat, proceset e të mësuarit dhe orientimit në vendin e punës. Drejtori Miftari përmendi edhe trajnerët e rinj mentorë në kompani, vendi i të cilëve në procesin e trajnimit praktik të nxënësve nëpër kompanitë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Sherif Miftari, Drejtor i QAPT-së

Në manifestimin promovues morën pjesë përfaqësues të Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, përfaqësues të projektit zviceran Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E @ mk), si dhe drejtorë dhe mësimdhënës nga një numër i shkollave të mesme profesionale.

Kurt Vitrich, Udhëheqës i ekipit të projektit zviceran E4E@мк

Aktiviteti përfshiu një prezantim të disa rezultateve në lidhje me promovimin e arsimit të mesëm profesional përmes digjitalizimit të tij dhe theksi u vu në promovimin e platformës së re INOVET që shërben si asistent digjital për zhvillimin profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme profesionale. Nëpërmjet platformës, mësimdhënësit marrin informacion për trajnimet dhe kurset dhe do të mund t’i zbatojnë ato online.

Azra Tutiq, Këshilltare në QATP

Gjithashtu, në këtë ngjarje u prezantua programi për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe detaje lidhur me zbatimin e tij si dhe informacion për trajnimin digjital të mësimdhënësve.

Ardijana Isahi Palloshi, Udhëheqëse e njësisë e QATP

Gjithashtu, përfaqësuesit e QATP-së iu referuan procesit të praktikës feriale dhe realizimit të saj por edhe procesit të mësimit përmes punës, si një nga segmentet më të rëndësishme të arsimit profesional dhe trajnimit.

Zoran Jovcevski, Këshilltar në QATP

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe QATP-së iu referuan edhe konkursit të ri për regjistrim në shkollat e mesme, i cili tashmë është shpallur dhe ku theksi vihet sërish te arsimi i mesëm profesional dhe paralelet duale që formohen në bashkëpunim me sektorin privat.

Politikën e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 e krijuam përmes dialogut social “Mëso me mençuri, puno profesionalisht” i cili rezultoi me hapjen e 223 paraleleve duale. Progresi që po bëhet është i dukshëm. Kjo është dyfishi i vitit të kaluar, kur për vitin akademik 2021/2022 ishin hapur 97 paralele. Në vitin 2019/2020 kishte vetëm 11 paralele. Kjo do të thotë se këtë vit ka një numër rekord të kompanive që kanë shprehur interes dhe të cilat do të jenë pjesë e realizimit të orëve praktike për nxënësit. Ato janë të listuara në konkurs“, theksoi zëvendësministri Aliu, duke u bërë apel nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme që të mendojnë me kujdes për zgjedhjen e arsimit, ku duhet të udhëhiqen nga bindjet, afinitetet dhe predispozitat personale, por gjithmonë të kenë parasysh informacionin se çfarë lloj arsimi u përshtate dhe cilat vende pune janë tërheqëse dhe cilat ofrohen në tregun e punës.

Faza e dytë e fushatës “Mëso me mençuri, puno profesionalisht” për vitin shkollor 2022/2023, me të cilën do të informohen nxënësit e klasës së nëntë për mundësitë e regjistrimit në shkollat e mesme profesionale dhe klasat duale që ofrojnë trajnim praktik të nxënësve nëpër kompani. Nëpërmjet ditëve të hapura që do të organizohen në shkollat e mesme profesionale në muajin maj, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi të shohin përfitimet e arsimit të mesëm profesional të reformuar dhe të krijojnë një burim të përshtatshëm për arsimin dhe karrierën e tyre të ardhshme.

Në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në mediat e shkruara është publikuar konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2022/2023 dhe në të mund të shihen kompanitë ku do të bëhet trajnimi praktik i nxënësve.

Konkursi është i qasshëm në linkun: https://mon.gov.mk/stored/document/konkurs%20mk.pdf