Në periudhën janar – qershor 2021, shoqata maqedonase e modës “Koncept klaster i modës” realizoi projektin “E ARDHME E PËRGJEGJSHME”, projekti mentorimi dhe hulumtues në fushën e përfshirjes, zejtarisë dhe modës, i dizajnuar për nxënësit me dëgjim të dëmtuar nga qendra shkollore shtetërore “Partenija Zografski” në Shkup.
Shoqata e Modës e Maqedonisë (SHMM) kishte për qëllim t’u sigurojë të rinjve mundësi për një të ardhme pa kufizime, sepse të gjithë meritojnë një shans të dashurohen në mësimi.
Një grup prej 30 nxënës, punuan me shumë mentorë, profesorë, artistë, moshatarë, vullnetarë të komunitetit dhe praktikantë të universitetit. Të gjitha aktivitetet e realizuara kishin në fokus këta të rinj, në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme profesionale për punësim.
Duke marrë frymëzim nga trashëgimia kulturore, SHMM zhvilloi kapacitetet inovative të nxënësve, ndërsa një numër i madh punëtori praktike ndihmuan ndjeshëm në ndërtimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve.
Programi modern profesional ka siguruar një bazë profesionale për nxënësit, me të cilën ata do të mund të përqendrohen drejt arsimit ose karrierës që dëshirojnë, në suazat e profesionit të dëshiruar.
Përveç projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E @ mk, realizimi i aktiviteteve u mbështet nga organizata Open Style Lab, instituti Istituto Marangoni London School dhe institucione dhe organizata të tjera, të cilat e pasuruan storjen me më tepër përmbajtje dhe cilësi.
Gjatë implementimit të të gjitha aktiviteteve, posaçërisht të punëtorive për trajnim praktik, SHMM aplikoi të gjitha masat e sigurisë për mbrojtjen dhe parandalimin nga KOVID-19.
Si pjesë e projektit “E ardhme e përgjegjshme”, krijuesit e rinj krijuan vepra origjinale, artistike dhe eksperimentale gjatë punëtorive edukative mbi modën, poçarinë tradicionale, qeramikën bashkëkohore, përpunimin modern të drurit, dizajn produkti dhe dizajn grafik.
Vizita në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup shënoi fillimin e rrugëtimit për të ndryshuar mënyrën e frymëzimit për gjeneratën e re. Qëllimi ishte nxënësit të afroheshin me traditat dhe tu transferoheshin vlerat e trashëgimisë, duke kapërcyer të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Vizita hapi diapazonin e tyre ndaj ideve dhe këndvështrimeve të ndryshme, duke ndërtuar një bazë për kreativitet dhe mendim kritik. Në mënyrë që të ruhet trashëgimia kulturore, angazhimi i të rinjve është kryesor për qëndrueshmërinë. Në mënyrë që të inkurajohen dhe të jenë më proaktivë në kërkimin dhe promovimin e tij, nxënësve iu dhanë detyra krijuese si nxitje për imagjinatën e tyre, e cila është pjesë integrale e programit.
Programi për arsimin profesional të modës filloi nën mentorimin e kreatores së famshme Irina Tosheva dhe profesorit Ljubisha Saveski. U krijua me kujdes që të rinjtë me dëgjim të dëmtuar të zhvillojnë aftësi për vizualizim, aftësi për vizatim, vëmendje në detaje dhe njohuri për materialet, qepje, thurje dhe teknika rrobaqepësie, përfshirë marketingun dhe promovimin me reklama, e cila është thelbësore për karrierën në industrinë e modës. Rezultati përfundimtar i planit të veprimit të projektit është një koleksion kapsulë i punuar nga nxënësit.
Edukimi për qëndrueshmërinë ju hapi mundësi të rinjve të mësojnë dhe të angazhohen në lëvizjet ekzistuese lokale dhe globale, si dhe tu ndihmojë të zhvillojnë aftësitë dhe interesat e tyre për një mënyrë më të qëndrueshme jetese dhe dizajn. Trendi në rritje drejt veshjeve të ricikluara dhe të dizajnuara në mënyrë etike nuk kontribuon vetëm në drejtim të planetit “më të gjelbër”. Sot, arsimi për dizajn të qëndrueshëm mund të jetë paraqesë avantazh të rëndësishëm për punësim në industrinë krijuese. Duke përdorur vetëm mbetje të vjetra tekstili të cilat më vonë implementohen në produkt përfundimtar në kuadër të koleksionit kapsulë, nxënësit shfrytëzuan në maksimum potencialin me zero mbetje për mjedisin jetësor.
Duke marrë frymëzim nga vizita në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe trashëgiminë e pasur kulturore, nxënësit kishin për detyrë të ringjallnin kostumet tradicionale me një nuancë moderne. Nën mentorimin e stilistes Irina Tosheva dhe profesorit Ljubisha Saveski, punëtoria për grupin e modës iu kushtua ringjalljes së elementeve etno dhe kombinimit të tyre në një mënyrë moderne, duke skicuar copa imagjinare të veshjeve dhe aksesorëve.
Gjatë punëtorisë së modës, nxënësit u njohën me punën me tekstil, mënyrat e përpunimit dhe prerjeve. Gjatë kësaj nxënësit demonstruan njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke krijuar modelet e para në makinë qepëse. Pas përfundimit të kësaj punëtorie, nxënësit iu përkushtuan koleksionit kapsulë me dizajn të qëndrueshëm, i cili është një interpretim modern i kostumit tradicional maqedonas.
Me vizitën në studion për prodhimin e mobileve moderne Rinocca, grupi i studentëve filloi kërkimin për njohuri të reja dhe aftësi praktike për përpunimin e drurit si aktivitet. Nën mentorimin e stilistes Katerina Trpkovska dhe inxhinieres Despina Zdravkova, ata u njohën me bazat e industrisë moderne të drurit, përkatësisht si rrjedh procesi i krijimit të një orendi – nga ideja der te realizimi. Pastaj edhe vetë u gjetën në rolin e “marangozëve”, së pari duke krijuar projektin për produktin e tyre të parë të bërë nga druri, së bashku me profesorin e artit figurativ, Igor Kitanovski. Pas prodhimit të automatizuar kompjuterik, ata me punimin me dorë i dhanë finesat përfundimtare.
Për më tepër, nxënësit u njohën me teknikat antike të poçarisë tradicionale, falë Sllobodan Stoleski nga fshati Vraneshticë, i cili konsiderohet si një nga mjeshtrit më të mirë në këtë zanat antik.
Sendet e poçarisë zbukurohen me mjete antike si bojëra, grafit, motive reliefi dhe me format e tyre të ndryshme dhe zbukurime të pasura, ato lënë përshtypjen e ndjenjës mirë të zhvilluar për art dhe imagjinatë. Me mbështetjen e projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk, u siguruan tre rrota poçarie që u punuan për këtë qëllim, të cilat mbeten në pronësi të përhershme të shkollës, në mënyrë që në të ardhmen të rinjtë të trajnohen dhe mbi ndërtohen në këtë aktivitet.
Me një orë eksperimentale për njoftim me qeramikën bashkëkohore, nxënësit vazhduan aktivitetet e tyre për punë me argjilë nën mentorimin e qeramistes tonë të famshme, arkitekte dhe poete Aneta Popova nga studioja LIPA ceramics, në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre artistike dhe të inkurajohet afiniteti i tyre për dizajn.
Në procesin e krijimit të një produkti modern nga qeramika me ri interpretimin personal të etno printimeve, të rinjtë u frymëzuan nga modelet digjitale, posaçërisht pjesë nga këmisha e grave nga Mariova, mëndafshi dhe rrobat e thurura nga Struga, si dhe qëndisja e veshjeve tradicionale nga rajoni i Tetovës.
Në bashkëpunim me Xhenet Sartor, ligjërues për dizajn mode dhe kërkim pranë Istituto Marangoni, nxënësit morën pjesë në një online punëtori interaktive që synonte modernizimin e veshjeve tradicionale dhe trashëgimisë kulturore përmes teknikave të kolazhit. Kombinuan fotografi personale të anëtarëve të familjes në veshje tradicionale, copa të veshjeve popullore të paraqitura në kinematografinë maqedonase, si dhe fotografi nga copëza moderne nga revistat e modës.
Me një vizitë edukative në objektin e prodhimit të Kaliko në Shkup, nxënësit u njohën me artin dhe traditën e përpunimit të metaleve të imëta në vendin tonë, nën mentorimin e Ivana Josimovska, e cila i shoqëroi në një shëtitje gjatë gjithë procesit të krijimit të produkteve të personalizuara dhe produkte të punuar me dorë, prej hekuri të farkuar.
Me udhëzime nga ekipi i Open Style Lab (OSL) – organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në krijimin e një stili të qasshëm për të gjithë, pavarësisht nga aftësitë e tyre kognitive dhe fizike, nxënësit kishin fjalën kryesore gjatë online seminarit interaktiv „OPEN YOUR (HE)ART“.
Në fokus ishte vetë-përfaqësimi i të rinjve, individualisht dhe në ekip, me prezantimin e veprave të tyre krijuese nga punëtoritë e mëparshme, duke bërë pyetje të ndryshme në lidhje me modën, dizajnin, artin dhe zejtarinë, si dhe marrjen e komenteve konstruktive kthyese për stimulimin pozitiv dhe ide në lidhje me materialet më të mira dhe ngjyrat që do të përdoren për forma dhe dimensione specifike.
Secili prej nxënësve ndau mendimin e tij personal në lidhje me veshjet tradicionale, stolitë, qëndisjet, thurjet, punimet e drurit dhe poçarisë, përkatësisht si këto elemente lidhen dhe kanë ndikuar në prodhimin e veshjeve moderne nga mbetje tekstili të ricikluara, pllaka qeramike dhe maska, objekte argjile dekorative dhe funksionale, si dhe një linjë pjatash shërbyese prej druri të bëra me dorë.
Studimi i dizajnit të produktit ofron njohuri të gjëra teorike dhe aftësi praktike të nevojshme për krijimin e produkteve të reja. Nxënësit u njohën me këtë aktivitet me ardhjen e mentores së tyre të re Anita Gaj, themeluese e markës së njohur Lotus Lounge Chair.
Të rinjtë fituan larmi aftësish krijuese dhe operacionale, siç janë dizajni, modelimi, analiza dhe prodhimi. Krijuan prototipa për linjë të kufizuar kolltukësh moderne për fëmijë, duke marrë frymëzim nga kafshët që bashkojnë sfondin tonë historik dhe kulturor. Pas përgatitjes së ngjyrave, materialeve dhe formave për krijimin e prototipave të rinj për koleksionin e kufizuar të kolltukëve për fëmijë, nxënësit filluan të bënin modelet e tyre përfundimtare të produkteve.
Nën mentorimin e Jana Markovska nga studioja kreative Do More, nxënësit patën mundësi të njihen me elementet dhe parimet themelore të dizajnit grafik, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe i kërkuar në botën digjitale si profesion.
Nga letra dhe lapsi, deri te puna praktike në një nga programet kryesore që përdoren për përpunimin e ilustrimeve grafike – Illustrator (AI), të rinjtë pasuruan profilin e tyre arsimor me një gamë të re të njohurive dhe aftësive. Gjegjësisht, ata punuan me shumë dashuri dhe përkushtim në krijimin e online afisheve të para, të cilat janë kombinim i gjuhës së shenjave dhe tekstit, gjatë çka të gjithë kishin mundësi të punonin një paraqitje grafike për një afishe sipas idesë së tyre.
Afishet jo vetëm që pasurojnë dhe thjeshtojnë komunikimin në internet midis të rinjve me dëgjim të dëmtuar, por gjithashtu e afrojnë gjuhën e shenjave te të gjithë përdoruesit e tjerë, të rrjeteve sociale. Ato janë falas për shkarkimin në aplikacionin celular Viber, nga mesi i muajit prill.
Nxënësit kishin mundësi të njoftohen dhe të mësojnë edhe një zanat tjetër të vjetër – thurjen. Valentina Zdravevska-Kastratoviq, mentore në punëtorinë dhe trajner profesional për thurje dore dhe qëndisje me aplikimin e krijimtarisë, ndau njohuritë dhe aftësitë e kësaj teknike antike në praktikë, duke ndihmuar nxënësit në krijimin e thurjeve si detaje të modës për koleksionin kapsulë në grup, në vigjilje të foto sesionit për incizimin e katalogut promovues.
Pas trajnimeve disa mujore në punëtoritë për modë, thurje, poçari tradicionale, qeramikë bashkëkohore, përpunim të drurit, dizajn produktiv dhe grafik, më në fund erdhi koha të prezantohen punimet origjinale të nxënësve.
Në procesin e punimit të katalogut promovues, dyshja mentore Dimitar dhe Andrijana Petrovski nga studioja AD Photography, në mënyrë thelbësore i njohën të rinjtë me bazat e fotografisë si veprimtari artistike, si teorikisht ashtu edhe në praktikë.
Ata kishin mundësi të shihnin nga afër, por edhe të përfshiheshin në procesin e fotografimit të krijimeve të tyre të finale. Ligjërata u zhvillua në dy faza: sesion fotografik profesional me modele të gjalla për editorial të modës, dhe më vonë edhe natyrë të vdekur me grupe të vogla të objekteve dhe dekorimeve të bëra nga nxënësit.
Gjatë përgatitjeve dhe gjatë xhirimeve të editorialit të modës në suazat e punëtorisë për fotografi, nxënësit u njohën me estetikën e grimit falë grimeres Marija Lazarova.
U demonstruar stile dhe teknika të ndryshme që mund të ndryshojnë përshtypjen e përgjithshme të copave të modës dhe aksesorëve, duke kaluar nga një pamje në tjetrën, për secilin kombinim të koleksionit të tyre të përbashkët kapsulë, të prezantuar në setin fotografik. Paleta e ngjyrave dhe format e linjës u frymëzuan nga arti ekspresionist i Petar Mazev, duke përfaqësuar homazh për një nga piktorët më të mëdhenj akademikë dhe më të rëndësishëm të pasluftës në vendin tonë.
Sandra Kitanovska nga studioja e modës atelierë KTN solli energji të freskët dhe dinamikë në mesin e nxënësve të cilët, pas një pauze të shkurtër kreative, me entuziazëm vazhduan trajnimet për thurje me mentoren e re.
U mbajt edhe punëtori për dizajn për çanta së bashku me Mirjana Josifoska, studente në Universitetin Amerikan të Evropës-FON, ku të rinjtë u njohën me teknika të ndryshme për thurjen e aksesorëve të modës si plotësim të koleksionit kapsulë, që u prezantua.
Të frymëzuar nga folklori i pasur, koloriti dhe ornamentet, nxënësit fillimisht u sfiduan të zgjedhin modelet e tyre të preferuara nga qilimat tradicional, dhe më pas duhej të rikrijonin skicat e vizatuara në rrjet me fije leshi dhe shtija për thurje. Rezultati përfundimtar ishin çanta origjinale me printime të stilizuara, të bëra tërësisht nga duart e shkathëta të nxënësve.
Kompetenca digjitale është një aftësi jetike për të rinjtë në shekullin njëzet e një, pasi është me rëndësi esenciale për mësim, punë dhe për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Kjo nënkupton aftësi specifike për përballje me teknologjinë e re, por edhe aftësi më të gjera për zbatimin e teknologjisë dhe formave digjitale të bashkëpunimit dhe informacione në aktivitetet klasike profesionale, shoqërore ose kulturore.
Gjatë online punëtorive “Nga edukimi digjital deri te kompetenca digjitale” nën mentorimin e Sashko Pavlovski, bashkëthemelues i MSP MyServerPlace, nxënësit fituan një sërë njohuri të vlefshme teorike dhe aftësi praktike në këtë fushë.
Nxënësit u njohën me WordPress në mënyrë që të krijojnë ueb faqen e tyre për vetë-prezantim dhe promovim të të gjitha modeleve dhe veprave artistike që kishin bërë më parë në kuadër të projektit „RESPONSIBLE FUTURE: CRAFTING YOUTH EMPOWERMENT“.
Shoqata e Modës e Maqedonisë synon t’u sigurojë të rinjve mundësi për një të ardhme pa kufizime, duke hapur horizontet dhe zgjuar talentet e lindura të çdo nxënësi. Të udhëhequr nga shumë mentorë, profesorë, moshatarë të ftuar, vullnetarë të komunitetit dhe praktikantë universitarë nga veprimtari të ndryshme krijuese, nxënësit gjatë gjashtë muajve të kaluar kanë eksploruar në mënyrë kolektive se si të kryqëzojnë referencat artizanale dhe të modës me preferencat personale. Duke marrë frymëzim nga trashëgimia kulturore e së kaluarës sonë, u zhvilluan edhe novatorët e së ardhmes sonë, përmes programit për mësim modern, në bashkëpunim me projektin zviceran Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk.
Të gjitha punimet janë krijuar me shumë dashuri, energji dhe përkushtim të nxënësve të talentuar nën mentorimin e artistes Aneta Popova (qeramikë bashkëkohore), mjeshtrit zejtar- Slobodan Stoleski (poçari tradicionale), stilistes Irina Tosheva dhe profesorit Ljubisha Saved (modë), tandemit Katerina Trpkovska dhe Despina Zdravkova nga “Rinocca” (përpunim modern i drurit), Anita Gaj nga “Lotus Lounge Chair” (dizajn i produktit), Jana Markovska nga “DO: MORE” (dizajn grafik).
U mbajtën edhe punëtori interaktive me shkollën prestigjioze Istituto Marangoni nga Londra dhe organizatën jofitimprurëse Open Style Lab nga New York. Koleksioni i modës kapsulë përbëhet nga pjesë unike të modës me emra antikë maqedonas, të cilat paraqesin riinterpretim krijues të veshjeve popullore dhe etno motiveve, të rikrijuara duke përdorur vetëm mbetje fabrike të tekstilit dhe detaje të punuara me dorë, duke përdorur teknika të vjetra të thurjes, të cilat të rinjve jua transferuan Valentina Kastratovi, Mirjana Josifoska dhe Dana Qoseva.
Produktet përfundimtare mund të shihen në katalogun “RESPONSIBLE FUTURE CATALOG”, i cili është në dispozicion të publikut si publikim digjital, falë bashkëpunimit me Faktor Trust. Në procesin e realizimit të tij morën pjesë vetë nxënësit, të udhëhequr nga Andrijana dhe Dimitar Petrovski nga “AniDimi Photography”, si dhe tre dizajnerë të rinj të angazhuar për grafikë: Dijana Atanasovska, Ana Mitreska dhe Ivana Mitreska.
https://issuu.com/mfa.mk/docs/catalogue_responsible_future_cf61aa26d8286f
Ekspozita virtuale “E ARDHME E PËRGJEGJSHME” paraqet përvojë vizuale të pazakontë për shfaqjen e veprave artistike, produkte artizanale dhe krijime të modës të nxënësve nga qendra shkollore shtetërore “Partenija Zografski” nga Shkupi.