BLLOG

Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut  (E4E@mk) përpilon dhe publikon tekste të autorëve, artikuj, kolumna, analiza dhe raporte. Tekstet përpunojnë tema që kanë të bëjnë me arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal profesional si dhe rregullativën ligjore e cila është kompetente për këto fusha. Në këtë seksion, projekti E4E@mk publikon mendime të autorëve që e promovojnë arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal profesional, si dhe rregullativën ligjore. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mundësohet platformë për debate dhe diskutime publike si dhe iniciativa që do të shpinin drejt ndryshimeve pozitive në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal profesional. Tekstet e autorëve, artikujt, kolumnat, analizat dhe raportet nga fushat e përmendura publikohen me pëlqimin paraprak me shkrim nga autori/burimi i publikimit.