Fillon podkasti “Hap përpara me M6”

Fillon podkasti “Hap përpara me M6”

M6 Qendra Edukative po fillon podcastin e saj “Hap përpara me M6”, një platformë e dedikuar për shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojave për zhvillimin profesional dhe të biznesit. Kjo iniciativë vjen në një moment vendimtar, kur 30 kompani private janë të përfshira në mënyrë aktive në partneritet për rikualifikimin dhe kualifikim plotësues të stafit, me theks në trajnimin që synon menaxhimin e mesëm.

“Me podkastin ‘Hap përpara me M6’, duam të krijojmë një hapësirë për diskutime konstruktive dhe shkëmbim përvojash që do t’i ndihmojnë individët dhe organizatat të avancojnë punën e tyre”, thonë nga ekipi i Qendrës edukative M6.

Seria e podkasteve është në bashkëpunim me televizionin Telma TV është vazhdim i partneritetit ekzistues midis sektorit privat dhe projektit zviceran “Arsim për punësim” të zbatuar nga Helvetas, i cili promovon zhvillimin e aftësive dhe gatishmërinë e fuqisë punëtore. 10 episodet e para do të trajtojnë tema që janë të lidhura ngushtë me trajnimet e menaxhimit të mesëm të kryera nga Qendra edukative M6. Secili prej folësve është ekspert në fushën e tij profesionale dhe përmes bisedës ata do të adresojnë sfidat dhe mundësitë kryesore për kompanitë që synojnë të zhvillojnë kapitalin njerëzor.

Në episodin hyrës, i ftuar është Svetozar Janevski, drejtor i suksesshëm për një kohë të gjatë i “Pivara Skopje” (Birrarisë Shkup) dhe kryetar aktual i bordit drejtues të verarisë “Tikvesh”. Me përvojën e tij shumëvjeçare në menaxhimin e kompanive, kjo bisedë ekskluzive do të japë njohuritë e tij mbi sfidat kryesore në menaxhimin e burimeve njerëzore, krijimin e ekipeve të motivuara dhe ndërtimin e një kulture organizative që nxit inovacionin.

Podkasti është i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore digjitale, duke përfshirë Spotify, Apple Podcasts dhe YouTube.