Fushatë mediatike për promovimin e profesioneve
profesionale dhe arsimin profesional

Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@mk), krahas tri rezultateve të saj të pritura kryesore, si pjesë e temave horizontale mbështetë aktivitete dhe masa që shijnë drejtë përmirësimit të pasqyrës së përgjithshme për arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal, si dhe profesionet profesionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, projekti mbështetë iniciativa të ndryshme edhe atë prej aktiviteteve shkollore për promovimin e shkollave të mesme profesionale e deri te fushatat për promovimin e profesioneve profesionale dhe arsimit dhe trajnimit profesional.

Në dhjetor të vitit 2018, projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@mk), Paladium LLC Shkup përmes projektit të USAID North Macedonia për zhvillimin e ekosistemit afarist, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku mbështetën iniciativë përmes të cilës do të promovohen profesionet profesionale dhe arsimi dhe trajnimi profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fushata është parashikuar të fillojë në shtator të vitit 2019 dhe të zgjasë deri në prill të vitit 2020, me mundësi për vazhdim, si aktivitet i rregullt dhe mbështetje nga të gjithë faktorët relevantë.