KONFERENCË “AFTËSITË PËR VENDET E PUNËS NË TË ARDHMEN”

KONFERENCË “AFTËSITË PËR VENDET E PUNËS NË TË ARDHMEN”

Konferenca Aftësitë për Vendet e Punës në të Ardhmen, përfaqëson platformë për ekspertët, që të angazhohen në dialog të hapur dhe të ndajnë praktika të mira rreth asaj se si të lidhin aftësitë me punët e ardhshme.

Konferenca dy-ditore u zhvillua në Hotel Aleksandar Palace në Shkup, Maqedonia e Veriut, e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca synon përfaqësues të nivelit të lartë qeveritar, politikëbërës, përfaqësues të sektorit të arsimit, përfaqësues të sektorit privat, ofrues të APT-së, organizata rinore dhe specialistë të bashkëpunimit për zhvillim që punojnë në APT dhe punësimin e të rinjve, për të nxjerrë mendime, vlerësime dhe argumente se ku duhet të përqendrohen sistemet arsimore nga rajoni në të ardhmen.

Aftësitë e ardhshme profesionale, punësimi i të rinjve dhe mundësitë e sipërmarrjes janë temat rreth të cilave ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë dhanë kontribut dhe shfaqën prirjet për të ardhmen, të gjitha bazuar në nevojat dhe parashikimet e tregut të punës.

Folësit nga sektori qeveritar, sektori privat, akademia dhe shoqëria civile nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Zvicra dhe BE-ja, prezantuan gjetjet e fundit nga hulumtimet dhe ndanë përvojat praktike.

Konferenca synoi të vendosë bazën për një platformë të ardhshme mbi aftësitë dhe punësimin dhe të nxisë shkëmbimin dhe bashkëpunimin në nivele strategjike dhe operacionale midis vendeve përkatëse.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë së Veriut, Ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut mbajtën fjalime përshëndetëse dhe hapën konferencën.

Prezantuesit e rinj që vijnë nga sektorët e sipërmarrjes dhe aktivizmit të të rinjve nga rajoni ofruan njohuri mbi tendencat dhe vizionin e ardhshëm të të rinjve.

Panel diskutimi mbi të ardhmen e tregut të punës në sytë e të rinjve dhe sipërmarrësve hapi tema mjaft interesante lidhur me atë se si duhet të duken përgjigjet e qeverisë dhe kompanive ndaj aftësive të të rinjve dhe vizioneve të punës.

Duke u bashkuar me 4 punëtori të njëkohshme mbi të ardhmen e TI/E-tregtisë, Prodhimit, Tranzicionit të Energjisë së Gjelbër dhe Turizmit dhe Hotelerisë, të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë si dhe të japin kontribut në konkluzionet përfundimtare të konferencës S4FJ.

Për të përfunduar ditën e parë të konferencës, një prezantim kërkimor shtjelloi kërkesën për aftësi digjitale dhe ofroi mundësi për pjesëmarrësit që të përfshihen në diskutim me një ekspert mbi temën e hapjen e potencialit të të rinjve në Evropën Juglindore.

Dita e dytë e konferencës filloi me prezantimin e ndryshimit të aftësive për një botë që ndryshon – nxitësit globalë të ndryshimeve dhe tendencave që formësojnë tregjet e punës dhe nevojat për aftësi. Përveç kësaj, eksperti foli rreth ndikimit të këtyre ndryshimeve në vendet në tranzicion dhe në zhvillim dhe kërkesave për aftësi që do të rezultojnë në të ardhmen.

Dy prezantime interaktive mbi faktorët e suksesit të sistemit zviceran të APT-së, nevojat e tregut të punës në të ardhmen dhe reagimi ndaj Arsimit të të Rriturve, udhëhoqën pjesëmarrësit përmes sesionit – navigimi i APT-së zvicerane dhe sistemit të Mësimit të të Rriturve drejt aftësive të ardhshme.

Me dy raunde panel diskutime, audienca dëgjoi opinionin e ekspertëve mbi APT-në dhe sistemet e të mësuarit për të rriturit në rajon, disa përvoja praktike dhe qasje inovative, si dhe të ndër veproi me profesionistët përmes një sesioni Pyetje dhe Përgjigje.

Dita e dytë e konferencës u mbyll me sesion për prezantimin e zgjidhjeve të ndryshme digjitale në APT dhe se si zgjidhjet digjitale të teknologjisë së ulët për mësim mund të duken si kufij të rinj në teknologjinë në zhvillim.

Vërejtjet përmbyllëse të ofruara nga mikpritësit u plotësuan me përfundimet e konferencës dhe me parashikim për aftësitë që do të nevojiten në të ardhmen.

Gjatë tërë konferencës S4FJ, seancat e Pyetjeve dhe Përgjigjeve mundësuan ndërveprim midis profesionistëve, ndërsa rrjetëzimi siguroi një rrugë më të qartë drejt aftësive për punët në të ardhmen.

Konferenca S4FJ u organizua me mbështetjen e Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).