KONFERENCË

AFTËSITË PËR VENDET E
PUNËS NË TË ARDHMEN

ditët
orë
minuta
sekonda

Konferenca Aftësitë për Vendet e Punës në të Ardhmen, përfaqëson një platformë për ekspertët që të angazhohen në dialog të hapur dhe të ndajnë praktika të mira rreth asaj se si të lidhin aftësitë me punët e ardhshme.

Konferenca dy-ditore zhvillohet në Hotel Aleksandar Palace në Shkup, Maqedonia e Veriut më 7-8 prill 2022. Ngjarja organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, e organizuar me mbështetjen e Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк) – projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Konferenca synon përfaqësues të nivelit të lartë qeveritar, politikëbërës, përfaqësues të sektorit të arsimit, përfaqësues të sektorit privat, ofrues të APT-së, organizata rinore dhe specialistë të bashkëpunimit për zhvillim që punojnë në APT dhe punësimin e të rinjve, për të nxjerrë mendime, vlerësime dhe argumente se ku duhet të përqendrohen sistemet arsimore nga rajoni në të ardhmen.

Aftësitë e ardhshme profesionale, punësimi i të rinjve dhe mundësitë e sipërmarrjes janë temat rreth të cilave ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë do të japin kontribut dhe do të shfaqin prirjet për të ardhmen, të gjitha bazuar në nevojat dhe parashikimet e tregut të punës.

Folësit nga sektori qeveritar, sektori privat, akademia dhe shoqëria civile nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Zvicra dhe BE-ja, do të prezantojnë gjetjet e fundit nga hulumtimet dhe do të ndajnë përvojat praktike.

Konferenca synon të vendosë bazën për një platformë të ardhshme mbi aftësitë dhe punësimin dhe të nxisë shkëmbimin dhe bashkëpunimin në nivele strategjike dhe operacionale midis vendeve përkatëse.

Aftësitë për vendet e ardhshme të punës, organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Konferenca organizohet me mbështetjen e Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Fjalë përshëndetëse nga:

  • Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • s. Véronique Hulmann – Ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut
  • Antoni Peshev – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Pas ofrimit të një pasqyre të aftësive të nevojshme për të ardhmen gjatë një mjedisi pune që ndryshon me shpejtësi, tendencat e së ardhmes dhe vizioni rinor do të prezantohen në një mjedis si TED, duke mbuluar tema në lidhje me:

  • Tendencat e ardhshme dhe vizioni i të rinjve.

Prezantues:

  • Nikolla Vellkovski (22) – Bashkëthemelues dhe CEO i Howitzer
  • Hera Gishti (18) – Aktiviste Rinore nga Shqipëria
  • Nina Nikoliç – StartUp Macedonia/Swiss Ep

Prezantimi në lidhje me temat e lartpërmendura do të pasohet nga një panel diskutimi mbi të ardhmen e tregut të punës nga këndvështrimi i Të rinjve & Sipërmarrësve. Panelistët do të kenë mundësi të diskutojnë çështje në lidhje me reagimet e qeverisë dhe kompanive ndaj aftësive të të rinjve dhe vizioneve të punës.

Panelistë:

  • Ognjen Markoviç – RCC
  • Hera Gishti (18) – Aktiviste Rinore nga Shqipëria
  • Aleksandar Klashninovski – Brainster Next
  • Nina Nikoliç – StartUp Macedonia/Swiss Ep

Pjesëmarrësit e konferencës, gjithashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në një nga katër seminarët që do të zhvillohen njëkohësisht dhe të pasurojnë njohuritë e tyre mbi të ardhmen e IT/E-tregtisë, prodhimit, tranzicionit të energjisë së gjelbër apo turizmit dhe hotelerisë.

Moderatorët e seminareve:

  • Boro Jakimovski – Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë – Shkup
  • Marta Naumovska Grnarova – Menaxhere e Përgjithshme e Kompanisë Zavar
  • Anastasia Bekish – Menaxhere e Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike e Programit Rajonal RECONOMY
  • Clara Garcia Parra – Komponent Kryesor në Zhvillimin e Sektorit Privat për RISI Albania

Dita e parë e konferencës do të përfundojë me prezantim të një hulumtimi që përfshin kërkesën për aftësi dixhitale dhe mundësi pjesëmarrësit për të përfshihen në diskutim me ekspert.

Prezantues:

  • Kristina Mereuta – Eksperte për zhvillim të kapitalit njerëzor në Fondacionin Evropian për Trajnim (ETF)

Pas reflektimit se si aftësitë mund t’i përgjigjen punëve të ardhshme, dita e dytë e konferencës do të fillojë me një përmbledhje të shtytësve globalë të ndryshimit dhe tendencave që formojnë tregjet e punës dhe aftësitë e nevojshme. Për më tepër, eksperti i temës do të mbulojë ndikimin e këtyre ndryshimeve në vendet në tranzicion dhe vendet në zhvillim dhe kërkesat për aftësitë në të ardhmen.

Prezantues:

  • Ummuhan Bardak – Ekspert për zhvillimin e kapitalit njerëzor – Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF)

Ky fjalim do të pasohet nga një sërë prezantime interaktive mbi faktorët e suksesit të një sistemi të APT-SË dhe për çfarë ka nevojë tregu i punës në të ardhmen, si dhe reagim mbi arsimin e të rriturve.

Prezantues:

  • dr. Ursula Renold – Nënkryetare e Dep. për Menaxhim dhe Teknologji, Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë (ETH) Zurich (online)
  • Bernhard Grämiger – Drejtor, Federata Zvicerane për Mësimin e të Rriturve

Në pjesën e dytë të ditës, dy raunde panel diskutime do t ‘i mundësojnë audiencës të dëgjojë vlerësimet e ekspertëve mbi APT-në dhe sistemet për arsimin e të rriturve në rajon, të njihet me përvojat praktike dhe qasjet inovative.

Prezantues:

  • Merita Çeku – Drejtoreshë & Koordinatore Rajonale në Beetroot Academy Kosovë
  • Oliver Streit – Drejtor Teknik për Arsim, Aftësi & Punësim, Arsim për Punësim, NIRAS
  • Ivana Georgievska – Ekspert i Arsimit Profesional dhe Trajnimit – E4E/MCEC
  • Sven Dominkoviç – Menaxher i Projektit Helvetas, Bosnjë dhe Hercegovinë
  • Ermira Shyti – Aftësi, Udhëheqje në Karrierë dhe Ndërmjetësim, Drejtuese e Ekipit – RISI Albania
  • Ejvis Gishti – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të AFP-së dhe Kualifikimeve (AKAFPK)

Dita e dytë e konferencës do të përfundojë me një sesion për të paraqitur një sërë zgjidhjesh dixhitale në APT dhe prezantim nga kërkimet më të fundit mbi një projekt evropian Shembuj të projektit të çrregullim dixhital, se si zgjidhjet dixhitale të teknologjisë së ulët për mësim, mund të duken në kufijtë e rinj të teknologjive më të avancuara.

Prezantues:

  • Francesca Amenduni, Hulumtuese e lartë, Universiteti Federal Zviceran për Arsimin dhe Trajnimin Profesional DUVET

Fjala përmbyllëse nga:

  • Mihajlo Donev – Drejtor Operativ për Zhvillim, Inovacione dhe Njohuri në OEMV
  • Nadica Dimovska – Bashkëpunëtore për Arsim të mesëm në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Домаќини на конференцијата Вештини за идни работни места се Министерството за образование и наука на Северна Македонија и Стопанската комора на Северна Македонија. Конференцијата е организирана со поддршка на Проектот Образование за вработување во Северна Македонија (E4E@мк), проект на Швајцарската агенција за развој и соработка.

FOLËS

Jeton Shaqiri

Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut

sh.s. Véronique Hulmann

Ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut

Antoni Peshev

Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Mihajlo Donev

Drejtor Operativ për Zhvillim, Inovacione dhe Njohuri në OEMV

Nadica Dimovska

Bashkëpunëtore për Arsim të mesëm në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Nina Nikoliç

StartUp Macedonia/Swiss Ep

Ognjen Markoviç

RCC

Aleksandar Klashninovski

Brainster Next

Kristina Mereuta

Eksperte për zhvillim të kapitalit njerëzor në Fondacionin Evropian për Trajnim (ETF)

Ummuhan Bardak

Ekspert për zhvillimin e kapitalit njerëzor – Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF)

Prof. dr. Ursula Renold

Nënkryetare e Dep. për Menaxhim dhe Teknologji, Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë (ETH) Zurich

Bernhard Grämiger

Drejtor, Federata Zvicerane për Mësimin e të Rriturve

Merita Çeku

Drejtoreshë & Koordinatore Rajonale në Beetroot Academy Kosovë

Oliver Streit

Drejtor Teknik për Arsim, Aftësi & Punësim, Arsim për Punësim, NIRAS

Ivana Georgievska

Ekspert i Arsimit Profesional dhe Trajnimit – E4E/MCEC

Sven Dominkovic

Menaxher i Projektit Helvetas, Bosnjë dhe Hercegovinë

Ejvis Gishti

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të AFP-së dhe Kualifikimeve (AKAFPK)

Dr. Francesca Amenduni

Hulumtuese e lartë, Universiteti Federal Zviceran për Arsimin dhe Trajnimin Profesional DUVET

Nikolla Vellkovski (22)

Bashkëthemelues dhe CEO i Howitzer

Hera Gishti (18)

Aktiviste Rinore nga Shqipëria

MODERATORË

Ognen Janeski

Moderatori kryesor
Personazh televiziv

Boro Jakimovski

Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë – Shkup

Marta Naumovska Grnarova

Menaxhere e Përgjithshme e Kompanisë Zavar

Anastasia Bekish

Menaxhere e Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike e Programit Rajonal RECONOMY

Clara Garcia Parra

Komponent Kryesor në Zhvillimin e Sektorit Privat për RISI Albania

Petar Barlakovski

Kryetar i Forumit Arsimor Rinor (FAR)

Katharina Walker

Helvetas, konsulente ndërkombëtare për arsim profesional dhe trajnim dhe punësimin e të rinjve