Krijimi i politikave arsimore bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimeve

Krijimi i politikave arsimore bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimeve

Tridhjetë përfaqësues të institucioneve shtetërore që janë përgjegjës për arsimin dhe trajnimin profesional morën pjesë në trajnimin ” Deri tek politikat më të mira arsimore përmes hulumtimit cilësor”, i implementuar nga Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim (ISIE).

Trajnimi u implementua në kuadër të projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut prej 15 deri më 17 korrik në Shkup. Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional, Qendra për Arsimin e të Rriturve dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë. Përkatësisht, ideja e trajnimit ishte të theksohej rëndësia e bërjes dhe adoptimit të politikave arsimore të bazuara në dëshmi.

Përveç shpjegimeve teorike të koncepteve, qasjeve dhe tendencave kryesore të hulumtimeve në shkencat shoqërore, përmes ushtrimeve dhe aktiviteteve të shumta, trajnerët i udhëzuan pjesëmarrësit gjatë procesit të hulumtimit: nga formulimi i problemit dhe pyetjes hulumtuese, formulimi i hipotezave, përzgjedhja e metodave më të përshtatshme të hulumtimit, rreziqet gjatë hulumtimit, formulimi i pyetjeve për anketë dhe ofrimi i përgjigjeve, deri tek formulimi i rekomandimeve në bazë të rezultateve të hulumtimit të realizuar.