Makstil promovon dhe mbështet konceptin e Ekonomisë qarkulluese përmes projektit të M6 Qendrës Arsimore dhe Helvetas

Makstil promovon dhe mbështet konceptin e Ekonomisë qarkulluese përmes projektit të M6 Qendrës Arsimore dhe Helvetas

Nga skrap hekuri, pa nxjerrjen e burimeve natyrore, duke përpunuar në një mënyrë që minimizon ndikimin mbi mjedisin jetësor dhe duke fituar produkt nga një lëndë e parë dytësore, Makstil zbaton plotësisht ekonominë qarkulluese. Në zbatimin e këtij modeli biznesi, Makstil në procesin e prodhimit eliminon pothuajse plotësisht mbeturinat industriale duke ripërdorur materialin e mbeturinave duke e riintegruar atë në cikle të mëtejshme të prodhimit, duke marrë një formë të re dhe duke rritur vlerën e tij.

Prezantimi i procesit të ekonomisë qarkulluese është pjesë e projektit për të inkurajuar sektorin privat si një faktor shtytës në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Zbatimi i proceseve inovative rezulton në zhvillimin e aftësive dhe hapjen e pozicioneve të reja të punës, këto aktivitete mbështeten nga M6 Qendra Arsimore dhe Makstil, si një nga 27 kompanitë kryesore maqedonase në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane dhe organizatën Helvetas përmes projektit “Arsim për punësim”.

“Rritja e qëndrueshme ekonomike vjen si rezultat dhe përfiton nga puna sipas parimeve të ekonomisë qarkulluese, e cila nga ana e saj bazohet në zbatimin e praktikave ekologjike, me përgjegjësi shoqërore dhe inovative. Në Makstil, duke zbatuar procese teknologjike inovative, vërtetuam se çeliku jo vetëm që luan një rol kryesor në ekonominë qarkulluese, por nëse prodhohet në mënyrë të qëndrueshme mund të jetë gjithashtu “i gjelbër”, përkatësisht mund të përdoret përsëri, të prodhohet përsëri, të riciklohet dhe përdorimi i burimeve natyrore mund të eliminohet. Nga proceset e tilla të prodhimit vjen qëndrueshmëria dhe rritja e ardhshme ekonomike, si për kompaninë ashtu edhe për industrinë në tërësi, sepse mënyra se si vepron një kompani dhe produkti që tregton ndikon në ekonominë e përgjithshme” thekosi Marija Dukovska-Pavlovska, drejtoreshë e përgjithshme e Makstil.

Ambasada Zvicerane si një mbështetëse e fortë e rritjes ekonomike, ruajtjes së natyrës dhe menaxhimit racional të burimeve natyrore, e sheh punën e Makstil si një shembull të një kompanie inovative dhe që synon një të ardhme të qëndrueshme.

“Zhvillimi i aftësive dhe inovacioni janë thelbësore për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike. Përfshirja aktive e sektorit privat, veçanërisht e kompanive inovative, është thelbësore për nxitjen e zhvillimit të aftësive që janë shtytëse të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Progresi ekonomik duhet të përputhet me qëndrueshmërinë ekologjike, duke e bërë ekonominë qarkulluese një komponent kyç. Zvicra avokon fuqishëm si për parimet e ekonomisë qarkulluese ashtu edhe për zhvillimin e aftësive. Në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm, Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut në zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkulluese, përmirësimin e efikasitetit të burimeve dhe minimizimin e mbeturinave”,tha Carmen Tonissen, Këshilltare Rajonale për Mjedis Jetësor në Ambasadën Zvicerane.

Për më tepër, investimi në arsim dhe edukim për qëndrueshmëri siguron që fuqia punëtore të jetë e pajisur me aftësitë e nevojshme për të pasur progres në ekonominë qarkulluese. Duke i dhënë përparësi arsimit, të rinjtë ndihmohen të zhvillojnë karriera që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe që japin një kontribut pozitiv për një të ardhme të qëndrueshme” tha Tonissen.

M6 Qendra e Arsimit është gjithashtu një partner strategjik për zbatimin e projektit “Angazhimi i sektorit privat” si një institucion që frymëzon mësimin dhe zhvillimin gjatë gjithë jetës në kohë ndryshimesh të shkathëta dhe transformimi digjital.

“Në kuadër të këtij projekti, M6, së bashku me 27 kompani të tjera, janë nxitëse të ndryshimit në shoqëri. Së bashku zhvillojmë dhe organizojmë trajnime për nivelin e mesëm të menaxhimit dhe rikualifikimit dhe kualifikimit plotësues të fuqisë punëtore në vend. Ngjarja e sotme synon strategjinë tonë për mbështetje të kompanive në zhvillimin e aftësive të gjelbra që do të kontribuojnë në përshtatjen më të lehtë me punën më produktive, hyrjen në ekonominë qarkulluese dhe zbatimin e praktikave moderne të ESG. U bëjmë thirrje kompanive të tjera që duan të bëjnë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë që të përfshihen në projekt”, tha Elena Mlladenovska Jelenkoviq, Drejtore Ekzekutive e M6 Qendrës Arsimore.