Më 11 dhjetor, në Shkup u zhvillua një punëtori hyrëse për financimin e arsimit profesional cilësor dhe trajnimit të orientuar drejt tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, projekti “Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E @ mk) dhe Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF).
Punëtoria hyrëse shënoi fillimin e punës së Grupit të ekspertëve për financimin e arsimit profesional dhe trajnimit, ndërsa qëllimi i kësaj punëtorie ishte të sigurojë pasqyrë për gjendjen e tanishme, anët e dobëta dhe sfidat e saj. Grupi ekspertëve për financim është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerëve socialë dhe ekspertëve dhe detyra e tij është të propozojë përmirësime modeleve aktuale apo të hartojë modele të reja për financimin e arsimit profesional dhe trajnimit. Baza e modeleve të propozuara do të jetë rritja e cilësisë së arsimit, sigurimi i shkathtësive profesional tek të rinjtë dhe të përforcimi i përfshirjes dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.
Në këtë punëtori u drejtua zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës Stefan Tomaxhan, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska dhe koordinatori i Fondacionit Evropian për Trajnim për Maqedoninë e Veriut Filipo Del Nino.
“Pjesë shumë e rëndësishme e një sistemi efikas për arsim profesional dhe trajnim është modeli i tij i financimit. Hulumtimet e kryera nga projekti ynë ‘Arsimi për punësim’ tregoi se në Maqedoninë e Veriut sistemi i arsimit profesional dhe trajnimit në pjesën më të madhe financohet nga fondet buxhetore, derisa në Zvicër sektori privat është i përfshirë në të gjitha elementet kryesore të sistemit dhe, më këtë, edhe në vetë financimin. Ne besojmë fort se përfshirja më e madhe e sektorit privat do të çojë në një sistem shumë më efektiv të arsimit profesional dhe trajnimit në Maqedoninë e Veriut, dhe kështu në një fuqi punëtore dhe ekonomi konkurruese”, deklaroi zëvendësshefi i Misionit të Zvicrës.
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, konsideron se “Për arsim profesional dhe trajnime nevojiten resurse financiare dhe pajim i mirë I shkollave, por edhe përfshirje e ekonomisë në financim, sepse edhe ekonomia ka nevojë për kuadro të trajnuar që do të posedojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme për tregun e punës”.
Grupi i Ekspertëve Financiarë do të punojë në ngritjen e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të financimit të sistemit APT, me theks të posaçëm përcaktimin e prioriteteve dhe nevoja reale, identifikimin e mundësive, përfshirjen e institucioneve, si dhe proceset kryesore për financim të qëndrueshëm të APT.
Me mandat prej 18 muajve, ky Grup i ekspertëve do të hartojë dhe propozojë model të financimit të arsimit profesional dhe trajnimit, i cili duhet të përmbushë tri kritereve kryesore të suksesit:
- Dispozicion/akses,
- Relevancë (programet për arsim profesional dhe trajnim janë të orientuara drejt tregut dhe tërheqëse për kërkesat/nevojat e shoqërisë, për të rinjtë dhe kompanitë) dhe
- Kosto/profitabil (sektori publik dhe privat mund t’i mbulojnë shpenzimet për arsim profesional dhe trajnim) që, gjithashtu, janë të ndërlidhura me cilësinë.