MËSO ME MENÇURI, PUNO ME PROFESIONALIZËM

„Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“ paraqet fushatë të cilën e zbaton Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e Agjencisë zvicerane për Zhvillimin e Bashkëpunimit, me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të arsimit të mesëm profesional.
Fushata realizohet përmes 1) dialogut social ose konsultimeve me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjet lokale për nevojën e hapjes së profileve të reja dhe paraleleve në shkollat e mesme profesionale në shtet. Konsultimet i kryesojnë përfaqësuesit e Qeverisë, ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kryetarë komunash, kompani dhe shkolla profesionale, në të cilat diskutohet për nevojat në sektorin real nga hapja e paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale, për programet mësimore dhe për politikat e regjistrimit në shkollat e mesme profesionale.
Dialogu social ose konsultimet realizohen sipas analizës së zbatuar që definon pasqyrë të qartë për profilet e ekzistuese të cilat i ofrojnë shkollat, harmonizimin e tyre me nevojat e kompanive dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e kompanive me shkollat e mesme profesionale në nivel lokal. Në vitin 2021, 450 kompani nga i gjithë shteti kanë marrë pjesë në analizën e MASH, prej të cilave 85% u prononcuan se janë të gatshme të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës të mësimit praktik, për shkak të krijimit të kuadrit profesional dhe cilësor.
“Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u realizua edhe përmes 2) ditëve të hapura në shkollat e mesme profesionale, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për arsimin e mesëm profesional dhe potencimin e rëndësisë së arsimit profesional për ekonominë nacionale. Përmes organizimit të ditëve të hapura në shkollat profesionale në komuna, nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme kanë mundësi të njoftohen me numrin e madh të profesioneve që u ofrohen përmes arsimit profesional, veçanërisht përmes arsimit dual.
“Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” i mbështetë të gjithë aktorët në sistemin arsimor drejt zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional në mënyrë sistematike, me qëllim që më shumë të rinj të fitojnë arsimim profesional dhe trajnim i cili do të kontribuojë drejt punësimit më të mirë dhe të ndershëm.
Më shumë përmbajtje dhe informacione për fushatën “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm :
https://www.facebook.com/ucipametnorabotistrucno/