Nënshkrim i memorandumit për bashkëpunim mes ISHA-së dhe QAPT-së dhe takime të punës

Nënshkrim i memorandumit për bashkëpunim mes ISHA-së dhe QAPT-së dhe takime të punës

Në shtator të vitit 2019 u realizuan takime mes inspektorëve nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe këshilltarëve të Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional me qëllim të shkëmbimit të informacioneve rreth ngjarjeve rrjedhëse zhvillimore në arsimin profesional dhe aktivitetet e ardhshme të përbashkëta. Forcimi i dialogut ndërinstitucional, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë paraqesin hallkën kyçe në përpjekjet për arsim më cilësor dhe institucionet kanë bërë hapa konkrete në këtë drejtim.

Për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë për arsim më cilësor profesional, gjatë këtyre takimeve të mbështetura nga projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut, dy institucionet nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim, ndërsa njëherësh fjalim mbajtën edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, drejtorët e ISHA-s dhe QATP-së dhe Lideri i ekipit të Е4Е@МK.