Ne në “Arsim për Punësim”, jemi të përkushtuar për të zgjidhur sfidat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht dallimin e madh midis numrit të madh të vendeve të punës dhe shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve. Kompanitë private, veçanërisht ndërmarrjet mikro dhe të vogla, përballen me vështirësi në planifikim për shkak të mungesës së një strategjie të qartë ekonomike. Kjo mospërputhje ndikon edhe në arsimin profesional dhe trajnimin (APT), respektivisht, shumë nga të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e mesëm nuk mund të plotësojnë kërkesat e tregut të punës. Si rezultat, shumë prej tyre mbeten të papunë, duke rënduar resurset shtetërore për integrimin e tyre në fuqinë punëtore.
Fokusi ynë është në tejkalimin e këtij hendeku duke përforcuar lidhjen midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës, duke siguruar që të rinjtë gjatë arsimit të mesëm të fitojnë aftësitë e nevojshme për punësim të suksesshëm dhe të denjë.
Qëllimi ynë
Ne përpiqemi të sigurojmë që personat e rinj të fitojnë punësim dinjitoz duke i ndihmuar ata të fitojnë aftësi të cilat kërkohen në tregun e punës në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme shoqërore. Gjatë fazës së dytë të projektit tonë (2022 – 2026) ne synojmë të mbështesim 3,700 persona në rrugën drejt punësimit të ri ose më të mirë. Ndërhyrjet e projektit janë hartuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë përfshirjen e të paktën 75% të personave të rinj, 50% të grave, si dhe 10% të grupeve të cënueshme.
Vizioni ynë
Deri në fund të fazës së dytë të projektit, ne parashikojmë një sistem maqedonas të zhvillimit të aftësive profesionale që bazohet në kërkesat e tregut, mbështet inovacionin, bazohet në një kornizë ligjore që është gjithëpërfshirëse dhe relevante për tregun e punës dhe është një përgjegjësi e përbashkët e sektorit publik dhe privat.
Qasja jonë
Logjika e ndërhyrjes së projektit bazohet në dy rezultate kryesore që synojnë përmirësimin e ofertës dhe kërkesës së arsimit dhe trajnimit profesional në Maqedoninë e Veriut.
Rezultati 1: Sistemi i përmirësuar i arsimit profesional dhe trajnimit që përgatit në mënyrë efektive dhe efikase të rinjtë për tregun e punës
Vizioni ynë është të shohim të paktën 20% të nxënësve të arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit të marrin pjesë në programe të duale, në bashkëpunim me një numër në rritje të kompanive dhe qendrave rajonale dhe një shkollë të arsimit profesional dhe trajnimit. Këto programe synojnë t’u ofrojnë nxënësve njohuri cilësore teorike dhe aftësi praktike të kërkuara nga sektori privat, duke i përgatitur ata për një kalim të suksesshëm në tregun e punës. Projekti do t’i japë përparësi mbështetjes për zhvillimin e mëtejshëm të modelit të dual të arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit, duke përfshirë programet 2, 3 dhe 4-vjeçare.
Rezultati 2: Kompanitë dhe organizatat mbështetëse të biznesit marrin pjesë në krijimin e programeve të arsimit dhe trajnimit profesional dhe garantojnë rëndësinë e tyre në treg
APT mund të jetë relevant për tregun vetëm kur bazohet në nevojat e ekonomisë, respektivisht kompanitë. Ne e njohim rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në formimin e arsimit profesional dhe trajnimit për të siguruar përshtatjen e tij me nevojat e tregut. Përmes bashkëpunimit me kompanitë dhe organizatat mbështetëse të biznesit, ne synojmë të krijojmë dhe sigurojmë së bashku rëndësinë në treg të APT-së. Duke rritur përfshirjen e tyre në nivele të ndryshme të APT-së, ne përpiqemi të harmonizojmë arsimin profesional me nevojat në ndryshim të ekonomisë.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të përforcuar të rinjtë, për të promovuar gjithëpërfshirjen sociale dhe për të stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes arsimit dhe trajnimit të orientuar drejt tregut. Së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe ekonominë e Maqedonisë së Veriut.