Trajnimi praktik është një nga parakushtet kryesore për kualifikimin e stafit në kompanitë, ndërkaq në këtë drejtim edhe nevoja për përfshirje më të madhe të sektorit privat në arsimin profesional formal dhe joformal dhe trajnimin, me fokus në trajnimin praktik. Ky është konstatimi nga debati i mbajtur në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në të cilin mori pjesë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska; sh.s.Sibil Suter Tehada, ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Biljana Peeva-Gjuriq, u.d. Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë; Kurt Vitrih, udhëheqës i ekipit të projektit “Arsim për Punësimin në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk” dhe përfaqësues të sektorit privat.
“Në bashkëpunim me projektin ‘Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk’, duke ndjekur rekomandimet e Zvicrës, si vend që ka vendosur një standard të artë në arsim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka krijuar masa afatshkurtra dhe afatgjata, të cilat u ofrojnë mundësi kompanive të krijojnë qendra trajnimi, përmes të cilave, do të jenë në gjendje të trajnojnë stafin në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre, ndërkaq do të krijohen qendra të APT-së, të cilat do të shërbejnë si qendra burimore për verifikimin e kurseve dhe për përfshirjen e kompanive në to, si dhe për rikualifikimin e stafit për periudhë më të shkurtër se një vit. Nga viti 2020, Ministria filloi dhënien e bursave për nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe në këtë mënyrë i afirmojmë profesionet deficitare”, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Sa i përket asaj që e bën modelin zviceran të jetë i dëshiruar dhe i aplikuar nga kompanitë në vendin tonë, sh.s. Sibil Suter Tehada, ambasadore e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se sistemi i arsimit dual zviceran është sistem në të cilin programet shkollore përshtaten me nevojat e sektorit privat, i cili është mjaft fleksibël, që ju lejon shkollat të jenë në kontakt të ngushtë, të vazhdueshëm me kompanitë dhe të përshtatin programet mësimore në pajtim me nevojat e tyre.
“Oda Ekonomike e Maqedonisë, si biznes asociacioni më i fuqishëm nga aspekti i gjenerimit të të ardhurave dhe fitimit neto, përmes anëtarëve të saj, që mbështetet me të dhëna nga Regjistri Qendror i shtetit, por, më e rëndësishmja, se çdo i treti punëtor në vend është punonjës në kompanitë anëtare të Odës e cila ka qenë, është dhe do të jenë gjithmonë partneri kryesor i Qeverisë dhe lidhja midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat. Në vitin 2007, Oda Ekonomike i detektoi problemet në lidhje me mungesën e kuadrit, në bazë të analizave që i bëri dhe që në atë kohë fillon të trajtojë këtë çështje në mënyrë sistemore. Analiza e fundit që është punuar këtë vit, konfirmoi se 62% e kompanive ende përballen me mungesë të kuadrit profesional. Prandaj, një nga çështjet me prioritet është se ç’mënyrë do të realizohet politika e regjistrimit, gjatë kësaj, duke marrë parasysh analizat e Odës për nevojat reale të kualifikimeve”, tha Biljana Peeva-Gjuriq, u.d. drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
“Me kompanitë tona anëtare kemi krijuar dokumente dhe standarde sistematike, të cilat kemi mundësuar zbatimin e procesit arsimor dhe mësimin përmes punës. Për nevojat e tyre, kemi marrë pjesë në zhvillimin e 85 programeve arsimore për kualifikime. Kontributi i fundit në këtë fushë është përgatitja e programit për trajnim për mentorët, të cilët do të mentorojë personat që janë në trajnim në kompani, standardin për kuadrin profesional dhe personelin tjetër, si dhe protokollin për masat parandaluese për kryerjen e trajnimit praktik gjatë KOVID19″, theksoi Peeva-Gjuriq.
“Për momentin po punojmë në mënyrë aktive në ligjin e ri për arsim profesional, së bashku me Ministrinë, si dhe përgatitjen e kompanive për realizimin e mësimit përmes punës dhe krijimin e kuadrove për nevojat e tyre. Kemi trajnuar mbi 300 mentorë dhe kemi verifikuar mbi 25 kompani. Inkurajojmë zhvillimin e softuerit për lidhjen e kompanive dhe nxënësve për realizimin e mësimit përmes punës, me çka investojmë në digjitalizimin e proceseve, gjatë së cilës projekti” E4E ” mbështeti zhvillimin e zgjidhjes së plotë digjitale, ndërsa Oda administroi platformën”, tha u.d. drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Kurt Vitrih, udhëheqës i ekipit të projektit “Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk”, para të pranishmëve informoi se për projektin, më e rëndësishme ishte përcaktimi i kushteve për zbatimin e modelit përkatës për arsimin profesional dhe trajnim në vend, në përputhje me nevojat e sektorit privat, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. “Mund të përdorim elementë të sistemit arsimor zviceran, të cilët mund të përshtaten me kushtet ekonomike në vend, ndërkaq për ato nevoja kemi zhvilluar udhëzime për të lehtësuar zbatimin e mësimit përmes punës, praktikës feriale, në kushtet e KOVID 19. Përmes fushatës kombëtare e promovuam arsimin profesional. Në bashkëpunim me kompanitë, zhvilluam partneritet publik-privat me shkollat profesionale, ndërkaq, gjithashtu kemi investuar edhe në trajnimin e mentorëve në kompani për mbarëvajtjen e trajnimit praktik.
Gjithashtu inkurajojmë digjitalizimin dhe përdorimin e mjeteve të TIK-së në arsimin profesional, ndërsa me Ministrinë e Arsimit kemi përgatitur analizë mbi përfitimet dhe shpenzimet (cost-benefit) për kompanitë nga aplikimi i mësimit përmes punës, nga e cila analizë identifikohet qartë se përfitimet për kompanitë janë të mëdha në planin afatgjatë”, konkludoi Vitrih.
Programe në suazat e projektit “Arsim për Punësimin” kanë zbatuar më shumë kompani vendase, të cilat në diskutimin e sotëm, theksuan se cilat janë problemet e tyre.
Në zonat rurale dhe konservatore ka nevojë për arsimim jo vetëm për pozicione konkrete të punës por gjithashtu, në përgjithësi, për sistemin e funksionimit të punëtorëve në procesin e punës, nevojën për trajnim për trajnerë, trajnim për pozicione konkrete të punës dhe të ngjashme.
Në këtë mënyrë, kompanitë tregojnë se ekzistojnë dy segmente që ndikojnë mbi cilësinë e stafit: kualifikimi plotësues dhe rikualifikimi i stafit, si dhe edukimi i vazhdueshëm për konkurrencë më të madhe të stafit ekzistues në kompani.
Si vëzhgim përmyllës nga diskutimi, drejtoresha Peeva-Gjuriq konstatoi se kemi zhvendosje serioze në drejtim pozitiv, në mënyrën se si menaxhohen dhe si zgjidhen ndryshimet me mungesën e stafit profesional në kompanitë. “Është e nevojshme në mënyrë fleksibile të gjendet modus për zbatimin e arsimit dual, ndërsa Oda, në bashkëpunim me projektin, përmes shoqatave dhe asociacioneve të saj do të vazhdojë të veprojë dhe zgjerojë përfshirjen e sektorëve, për të arritur efekte ku, gjithashtu ka mungesë të kuadrit profesional. Presim që përmes projektit të realizohen trajnime që do të jenë të destinuara për persona të papunësuar, si dhe trajnime për ngritjen e aftësive digjitale të personave të papunësuar dhe të nxënësve”, përfundoi Peeva-Gjuriq.
Mihajlo Donev
Bashkëpunëtor në Odën Ekonomike të Maqedonisë