Politika e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë Ju informon në lidhje me të dhënat personale të cilat Helvetas Swiss Interoperation nga Zvicra, dega Shkup (në tekstin e mëtejmë “kontrolluesi”) në kuadër të projektit “Edukim për punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E @ mk) i përpunon ato për Ju, kur përdorni ueb faqen tonë ose në ndonjë mënyrë tjetër i dorëzoni tek ne. Gjatë mbledhjes së këtyre informacioneve, ne veprojmë si kontrollues në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me të jemi të detyruar t’ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimin e të dhënave tuaja personale e konsiderojmë si një aktivitet shumë serioz dhe i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Njëkohësisht, gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale, ne gjithmonë udhëhiqemi nga parimet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, gjegjësisht përpunojmë vetëm të dhënat e nevojshme për të përmbushur detyrimet dhe autorizimet ligjore.

Kjo politikë zbatohet për të gjitha kategoritë e subjekteve të të dhënave personale, të dhënat e të cilëve i përpunojmë në përputhje me ligjin.

Kush jemi ne?

Emri: Helvetas Maqedonia e Veriut, projekt “Edukim për punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E @ mk)

Adresa: rr. “Vasil Gjorgov” nr. 16 (QT Zebra, kati 2) 1000, Shkup

email kontakti: e4einfo@helvetas.org

Personi i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave personale përkatësisht koordinator është: Aleksandra Ilkova, kontakt: e4einfo@helvetas.org,

Kategoritë e subjekteve të të dhënave personale

Ne, si kontrollues për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe autorizimeve, për funksionimin normal të organizatës dhe përmbushjen e qëllimeve të projektit, si dhe në përputhje me natyrën e punës së organizatës, përpunojmë të dhënat personale të kategorive e subjekteve të të dhënave personale, si më poshtë:

  • Vizitorët e ueb faqes – të dhënat për navigimit, përkatësisht biskota (cookies) të nevojshme për funksionimin normal të ueb faqes. Shihni më shumë në politikën për biskota (cookies).
  • Punonjësit – në përputhje me ligjin për evidenca në fushën e punës dhe për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale
  • Kandidatët për punësim – për përmbushjen e obligimeve kontraktuale, gjegjësisht me qëllim punësimin e personit fizik, dhe në pajtim me vullnetin e kandidatëve në organizatë, përpunohen të dhënat nga kandidatët për punësim,
  • Pjesëmarrësit në trajnim – bazuar në pëlqimin tuaj për të marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga projekti, në kuadër të aktiviteteve tona i përpunojmë të dhënat personale të pjesëmarrësve në trajnim.

Si i mbledhim të dhënat Tuaja personale?

Të dhënat Tuaja personale që i përpunojmë ose mbledhim për ju si vizitorë në ueb faqen tonë, gjatë vizitës suaj në ueb faqen tonë janë vetëm të dhëna navigimi përkatësisht biskota të nevojshme për funksionimin normal të ueb faqes sonë (më shumë informacion në politikën për biskota/cookies).

Ueb faqja ju ofron të na dërgoni mesazh direkt përmes formularit të vendosur në pjesën Kontakt, si dhe të regjistroheni për trajnime.

Ueb faqja përdoret gjithashtu për të informuar publikun për njoftime, aktivitete, të dhënat që jemi të detyruar t’i publikojmë për organizatën, si dhe informacionet për kontakt (adresa e organizatës, numri i telefonit, posta elektronike dhe informacione për koordinatorin për mbrojtjen e të dhënave personale).

Vizitorë të ueb faqes sonë:

Kur vizitoni ueb faqen tonë, për çdo vizitor krijohen regjistra me të dhënat e mëposhtme:

  • Adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP).
  • Pajisjen të cilën e përdorni, lloji dhe modeli.
  • Sistemi juaj operativ.
  • Lloji i shfletuesit, plugins (shtojca) dhe versioni.
  • Faqet që vizitoni në ueb faqen tonë dhe koha që kaloni në secilën faqe.
  • URL-ja e faqes që ju ridrejtoi në ueb faqen tonë dhe në disa raste, termet që keni përdorur gjatë përpjekjes të gjeni ueb faqen tonë.
  • Gjuha e shfletuesit që përdorni.
  • Shteti (i specifikuar përmes adresës IP).

Forma e kontaktit

Nëse dëshironi të na dërgoni mesazh direkt përmes formularit për kontakt, duhet të dorëzohen kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

  • Emri juaj.
  • Email adresa juaj.
  • Mesazhi.

Regjistrimi për trajnime

Kur hapni një thirrje për trajnim, në ueb faqen në pjesën për regjistrim ju mundësohet të gjithë personave që dëshirojnë të marrin pjesë të plotësojnë formularin me shënimin e kategorive për të dhëna personale, si më poshtë:

  • Emri dhe mbiemri.
  • Organizata/institucioni.
  • Telefoni për kontakt.
  • Email për kontakt.

Të dhënat personale të punonjësve

Të dhënat për punëtorët mblidhen në bazë të nenit 8 dhe nenit 20 të Ligjit për evidencë në fushën e punës, të cilat të dhëna nevojiten për përmbushjen e obligimeve kontraktuale, përkatësisht të dhënat nevojiten për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve specifike nga marrëdhënia e punës. Në këtë drejtim, për punonjësit tanë përpunojmë:

  • emrin dhe mbiemrin e punonjësve;
  • emrin e njërit nga dy prindërit;
  • datën e lindjes;
  • vendin e lindjes;
  • komunën e lindjes;
  • adresën e vendbanimit ose qëndrimit;
  • vendbanimin;
  • komunën e vendbanimit;
  • numrin e vetëm amë të qytetarit;
  • shtetin;
  • përkatësinë në komunitet;
  • gjininë;
  • email adresën;
  • telefonin;
  • të dhëna për punësimin aktual dhe punësimin e mëparshëm (grup, nëngrup, kategori, niveli dhe vendi i punës);
  • të dhëna për arsimin, kualifikimet profesionale dhe kompetencat e punës;
  • të dhëna për vlerësimet vjetore; dhe
  • të dhëna për shumën e pagës dhe kompensimet e pagës;
  • numrin e llogarisë së transaksionit;
  • NVAQ;

Afati për ruajtjen e të dhënave personale të punëtorëve përcaktohet me Ligjin për evidencë në fushën e marrëdhënies së punës dhe listën e materialit dokumentar me afate për ruajtjen e të dhënave. Dosjet e punonjësve mbahen për 45 vjet nga data e përfundimit të marrëdhënies së punës. Të gjitha të dhënat e tjera për punonjësit ruhen brenda afateve të parashikuara në Procedurën për kufizimin e afateve për ruajtje dhe listën e materialit dokumentar me afate për ruajtje.

Të dhënat personale të kandidatëve për punësim

Të dhënat personale të kandidatëve për punësim i përpunojmë nëpërmjet paraqitjes së CV-së, aplikim për punë, letër motivimit ose intervistës. Në atë drejtim, për ju si kandidatë për punësim procedohen:

  • Emri dhe mbiemri
  • Data, vendi i lindjes,
  • Adresa e vendbanimit,
  • Informacion nëse keni patentë shoferi,
  • Kontakt (numri i telefonit, e-mail),
  • Arsimi,
  • Profesioni,
  • Përvoja e punës,
  • Njohja e gjuhëve të huaja,
  • Njohuri të punës me teknologjitë e TIK
  • Njohuri të tjera përkatëse në fushën e vendit të punës për të cilën ai/ajo aplikon

Të dhënat tuaja personale gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së kandidatit përpunohen me qëllim, lidhjen e kontratës së punës, vendim për lartësinë e pagës. Në përfundim të procedurës, nëse jeni përzgjedhur për pozicionin e punës, do të lidhet një kontratë pune. Në të kundërt, të dhënat tuaja personale, duke përfshirë dokumentacionin që na keni dorëzuar (CV, letër motivuese, kopje të diplomave, certifikata dhe dëshmi të tjera) do t’ju kthehen ose do të shkatërrohen nëse dorëzohen si kopje. Nëse besojmë se përvoja juaj e punës mund të jetë e nevojshme në të ardhmen në kompaninë tonë, me pëlqimin tuaj të qartë, do të vazhdojmë të ruajmë të dhënat tuaja në mënyrë që të mund tu kontaktojmë në momentin kur do të lirohet vend pune përkatës. Ky përpunim i të dhënave personale bazohet në pëlqimin tuaj të shprehur dhe si të tillë mund ta tërhiqni në çdo kohë pa pagesë, gjatë çka përsëri i qasemi procedimit për shlyerjen e të dhënave tuaja personale.

Të dhënat personale të pjesëmarrësve në trajnim

Për të përmbushur qëllimet e përcaktuara të projektit, organizata organizon trajnime të ndryshme të dedikuara, për të cilat mund të paraqiten të gjithë që kanë interes përkatës. Në këtë drejtim, në bazë të pëlqimit të personave pjesëmarrës në trajnim dhe për të shërbyer si dëshmi se trajnimi është mbajtur, përpunohen këto kategori të të dhënave personale:

  • Emri dhe mbiemri,
  • Organizata/institucioni.
  • Numri i telefonit / emaili.
  • Nënshkrim.

Puna e projektit është subjekt i revizioneve dhe për këtë qëllim këto të dhëna në përputhje me Politikën për kufizimin e periudhës për ruajtjen e të dhënave, mbahen për dhjetë vjet nga dita e trajnimit. Shkatërrimi kryhet në përputhje me rregulloren e brendshme si dhe rregullat për punën arkivore

Të dhënat personale për persona të angazhuar (konsulentë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm)

Në kuadër të përmbushjes së qëllimeve të projektit dhe kryerjes së aktiviteteve të projektit, organizata përmes shpalljes së thirrjeve për konsulentë ose përmes bashkëpunimit me partnerët e projektit si dhe përmes rrjetit të krijuar tashmë të bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të jashtëm, organizata përpunon të dhënat personale të personave të jashtëm të angazhuar. Me të gjithë personat e përzgjedhur për bashkëpunim, organizata lidh marrëveshje përkatëse për bashkëpunim. Në kuadër të këtij bashkëpunimi për këtë kategori subjektesh përpunohen këto kategori të të dhënave personale:

  • Emri dhe mbiemri.
  • NVAQ;
  • Numri i letërnjoftimit.
  • Adresa.
  • Të dhëna për kontakt (numri i telefonit, e-mail),
  • Profesioni,
  • Orë pune.
  • Llogaria transaksionale
  • Të dhëna të tjera në lidhje me përmbushjen e kontratës.

Të dhënat përpunohen me qëllim realizimin e kontratave me persona të jashtëm të angazhuar me të huajt tanë (bashkëpunëtorë dhe konsulentë). Periudha e ruajtjes së të dhënave rregullohet me politikën për kufizimin e afatit për ruajtjen e të dhënave dhe është 10 vjet nga dita e anulimit të kontratës. Shkatërrimi kryhet në përputhje me rregulloren e brendshme si dhe rregullat për punën arkivore.

Ndarja e të dhënave personale

Në varësi të kategorisë së subjekteve të të dhënave personale, për të zbatuar të drejtat dhe detyrimet ligjore, të dhënat tuaja mund të ndahen me palët e treta. Në kuadër të punësimit, të dhënat ndahen me Agjencinë për Punësim, Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Fondin e Sigurimit Pensional, bankën tuaj të caktuar për pranimin e pagave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Të dhënat tuaja si pjesëmarrës në trajnim dhe bashkëpunëtorë nuk ndahen.

Zbulimi i të dhënave personale

Të dhënat personale që i përpunojmë zbulohen vetëm në bazë të një kërkese me shkrim nga persona të autorizuar në bazë të ligjit.

Nëse kontrolluesi angazhon përpunues, këtë e bën në përputhje të plotë me nenin 32 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe merr të gjitha masat teknike dhe organizative për të mbrojtur përpunimin e të dhënave personale. Gjatë zgjedhjes së përpunuesit, organizata ka miratuar procedurë për përzgjedhjen e përpunuesve, e cila si kriter përzgjedhës parashikon nivelin e harmonizimit me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale

Organizata ka seli në Zvicër dhe të dhënat tuaja transmetohen vetëm në kuadër të organizatës por jo jashtë saj.

Siguria e të dhënave personale

Organizata ndërmerr të gjitha masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit të të dhënave personale në përputhje me rrezikun e të drejtave dhe lirive të subjektit të të dhënave personale. Organizata investon përpjekje të veçanta dhe mjete financiare për trajnimin e punonjësve dhe veçanërisht të koordinatorit për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat në versionin në letër ruhen në dhoma të veçanta dhe qasja është e kufizuar për personat e autorizuar. Të dhënat në versionin elektronik përpunohen në aplikacione të cilat përdoren në nivel organizate, në të cilin qasja është gjithashtu e kufizuar dhe merren të gjitha masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të drejtat tuaja

Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:

  • e drejta për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale
  • e drejta për qasje në të dhënat personale
  • e drejta për korrigjim dhe shlyerjen e të dhënave personale
  • e drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave personale
  • e drejta e kundërshtimit

Për informacion shtesë dhe/ose ushtrimin e të drejtave Tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni personin e autorizuar për mbrojtjen e të dhënave personale.

E drejta juaj për paraqitjen e kërkesë tek autoriteti kompetent

Nëse mendoni se gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale shkelen dispozitat e LMDHP-së, mund të parashtroni kërkesë tek organi mbikëqyrës Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kërkesë: https://www.dzlp.mk/node/3274