Programimi dhe planifikimi i mësimit përmes punës

Programimi dhe planifikimi i mësimit përmes punës

Në periudhën prej 15 deri më 17 gusht 2022, Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim mbajti punëtori me qëllim Programimin dhe planifikimin e mësimit përmes punës te punëdhënës për vitin e dytë për paralele me rritje të orëve të mësimit praktik.

Punëtoria u realizua nga këshilltarët e Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim: Ardijana Isahi Palloshi, Ridvan Zeqiri, Marija Nastovska, Lepa Trpçeska dhe Azra Tutiq, ndërsa morën pjesë 83 përfaqësues nga 32 shkolla të mesme profesionale, mësimdhënës të lëndëve profesionale dhe koordinatorë për mësim përmes punës, si dhe mentorë nga kompanitë me të cilat shkollat kanë bashkëpunuar për regjistrimin e një paralele me numër të shtuar të orëve për mësim praktik në vitin shkollor 2020/2021.

Rezultatet e pritshme nga ky seminar janë:

  • përgatitja e Programit mësimor për MPP tek punëdhënës për klasat me rritje të numrit të orëve të mësimit praktik, për vitin e dytë me aplikimin e Udhëzuesit për programim dhe planifikim të mësimit përmes punës tek punëdhënës,
  • programimi dhe planifikimi i mësimit përmes punës te punëdhënës për klasat me numër të shtuar të orëve të mësimit praktik.

Me realizimin e kësaj punëtorie së bashku me projektin “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut” – E4E@mk i cili mbështet reformat e arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe është i mbështetur nga qeveria zvicerane, pritet që në të ardhmen pjesëmarrësit (shkollat dhe kompanitë) të planifikojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet për realizimin e të gjitha llojeve të arsimit praktik si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara për të përmirësuar cilësinë e realizimit të mësimit përmes punës te punëdhënës.