U mbajt takimi i tretë on-line i Grupit të Ekspertëve Financiar (GEF), i cili punon në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vendosjen e kornizës për përmirësimin e financimit të arsimit profesional dhe trajnimit, përkatësisht: sigurimin e burimeve, alokimin e burimeve dhe përmirësimin e zinxhirit të menaxhimit të burimeve.
Anëtarët e GEF-së, ranë dakord se prioritetet kryesore të synuara në sistemin e arsimit profesional dhe punëdhënësit (optimizimi i rrjetit, përmirësimi i legjislacionit, mësimi përmes punës te punëdhënës, arsimi dual, qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim) janë element i pashmangshëm i financimi të APT-së.
Gjatë takimit u diskutuan disa ide për forcimin e partneritetit dhe investimit të përbashkët nga sektori publik dhe privat me qëllim të sigurohet trajnim cilësor dhe i orientuar drejt tregut, për nxënësit e APT-së.
Në takim morën pjesë anëtarë të GEF-së nga: Odat ekonomike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Arsim Profesional dhe Shkencë, Kabineti i Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Ekonomike, si dhe përfaqësues të projektit Zviceran Arsim për Punësimin në Maqedoninë e Veriut.