Qasje në masat për punësim dhe uljen e papunësisë rinore

Qasje në masat për punësim dhe uljen e papunësisë rinore

Nevoja për ndryshime në legjislacion për politika më të mira arsimore

Klubi për çështje dhe politika rinore i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e realizoi takimin me temë: “Qasja në masat për punësim dhe zvogëlimi i papunësisë së të rinjve” me përfaqësues të institucioneve dhe agjencive shtetërore, si dhe me organizata të shoqërisë civile dhe rrjetet rinore.

Në kuadër të “Programit për Mbështetjen Parlamentare”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, takimi mundësoi një pasqyrë më të mirë të masave dhe programeve ekzistuese për punësimin e të rinjve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, fuqizimin e tyre ekonomik dhe kontribut në sigurimin e kuardove për ekonominë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, si partner strategjik i projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@mk) dhe përfaqësues i interesave të sektorit real për sigurimin e kuadrit profesional dhe të punësueshëm, i prezantoi deputetët e pranishëm me përpjekjet e projektit E4E@mk, në drejtim të përvetësimit të shkathtësive tek të rinjtë përmes trajnimeve praktike në një vend real të punës në kompanitë, përmes procesit të arsimit formal dhe joformal, si dhe punësimit të të rinjve dhe fuqizimit të tyre ekonomik. Përveç arsimit dual dhe përfshirjes së sektorit real për të kapërcyer hendekun ndërmjet ofertës dhe kërkesës për shkathtësi, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut iu referua edhe ndryshimeve të nevojshme dhe miratimit të ligjeve që do të ndihmojnë për një realizim më të shpejtë dhe më të mirë të këtyre proceseve, por edhe për punësim më të madh të të rinjve. Oda Ekonomike theksoi nevojën për ndryshime dhe/ose miratimin e ligjeve të mëposhtme:

  • Ligji për arsim profesional dhe trajnim, i cili do të rregullojë sistematikisht arsimin dual, do të rrisë fondet për arsimin profesional dhe do të ndihmojë në optimizimin e sistemit të arsimit profesional.
  • Ligji për marrëdhënie pune, i cili do të përcaktojë statusin e nxënësit në procesin e punës në një kompani dhe përvojën e tij të punës.
  • Ligji për arsimin e të rriturve, i cili do të lehtësojë proceset e rikualifikimit dhe kualifikim plotësues dhe do të rregullojë procesin e validimit – njohjen e njohurive dhe përvojës paraprake që zotërojnë individët, të fituar gjatë punës së tyre, dhe
  • Ligji për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, i cili është baza e të gjitha reformave në arsim.

Si plotësim i Ditës Ndërkombëtare të të rinjve, ngjarja mundësoi diskutimin e disa temave që prekin të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht tema që kanë të bëjnë me masat zhvillimore për punësim dhe fuqizimin ekonomik të të rinjve, përgatitjen e Strategjisë për të rinjtë 2022 – 2027, planifikimi i fondeve IPA, digjitalizimi, arsimi dual, si dhe përfshirja e sektorit real në procesin arsimor, si zgjidhje që prekin drejtpërdrejt të rinjtë.