SAPO FILLOJMË: TË GJEJMË KUPTIM NË INICIATIVËN ‘RAJONALE’ PËR ZHVILLIM EKONOMIK INKLUZIV

SAPO FILLOJMË: TË GJEJMË KUPTIM NË INICIATIVËN ‘RAJONALE’ PËR ZHVILLIM EKONOMIK INKLUZIV

NGA: Zenebe B. Uraguchi, Lea Shllaku, Aleksandra Jagiello, Alexander Gogoberidze, Sabin Selimi, Muamer Niksic – 14. Shtator 2020

Në partneritet me Agjencinë Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (ASBNZH) dhe partnerët e tjerë implementues, Helvetas udhëheq programin rajonal të zhvillimit ekonomik inkluziv në 12 vende në Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa përpilonim programin, pyetëm veten ‘si do të dukej një program rajonal’. Kemi qenë shumë më të interesuar në ngritjen e vlerës së një programi të tillë rajonal sesa të bëjmë më tepër nga iniciativa e njëjtë që kemi në shtete të ndryshme – qoftë në Shqipëri, Serbi apo Moldavi.

Mundësitë mes një të kaluare komplekse dhe të trazuar

Të 12 shtetet në Evropën Lindore (Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina), Kaukazi Jugor (Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia) dhe Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e V. dhe Serbia) ndajnë një të trashëgimi përbashkët – histori, qeverisje dhe zhvillimi ekonomik. Një e kaluar e trazuar në një kontekst ndërkombëtar gjithnjë në zhvendosje dhe aspirata për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian (BE) ka zhvilluar modelet e performancës ekonomike dhe dinamikës rajonale. Në përgjithësi, përpjekja për integrim në BE duket se ende është e lartë edhe pse gjithashtu perceptohet se po venitet ose tashmë është venitur. Shumica e shteteve të rajonit janë relativisht të vogla por përjetojnë fragmentim të lartë ekonomik.

Bashkëpunimi rajonal ofroi potencial të madh në adresimin e sfidave të përbashkëta – duke siguruar stabilitet politik, siguri dhe prosperitetit ekonomik. Megjithatë, kjo ishte dytësore për nga rëndësia. Nuk është një zgjedhje e dallueshme, por si një opsion i fundit nëse nuk do të funksiononin marrëdhëniet siç është tregtia me BE-në. Shtetet kanë mosmarrëveshje territoriale të pazgjidhura (p.sh. Armenia dhe Azerbajxhani; në Moldavi në Transnistrinë Lindore dhe Gagauzinë Jugore; në Gjeorgji situata e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut; Krimea në Ukrainë). Ato gjithashtu janë të shqetësuara nga kërcënimet nga Rusia. Ajo që është alarmante është mungesa e drejtimit të mjaftueshëm të përbashkët ekonomik dhe sigurisë.

Dy dekadat e fundit kanë treguar një përmirësim të përgjithshëm në performancën makroekonomike të shumicës së vendeve në rajon. Ka pasur një rritje dhe përshpejtim mesatar të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në të gjithë rajonin, një rritje të shpejtë të tregtisë së jashtme dhe një fluks të konsiderueshëm të Investimeve të Huaja të  Drejtpërdrejta (IHD). Rajoni është në ‘tranzicion fillestar të qeverisjes’, ose një proces që mund të përshkruhet si zonë “në mes” – midis demokracisë dhe autoritarizmit, tregut dhe ekonomisë së kontrolluar nga shteti, eksperimenteve ekonomike kapitaliste dhe trashëgimisë socialiste.

Disa nga treguesit pozitivë përfshijnë rikuperimin gradual të ekonomisë, inflacionin e ulët, konsolidimin fiskal dhe deficitet e ulëta të llogarisë aktuale. Një nga arsyet është përmirësimi i përhapur në Renditjet e Doing Business, siç dëshmohet nga të dhënat e fundit të vitit 2019. Shembuj të njohur janë Gjeorgjia (e renditur e 7 -ta); Maqedonia e Veriut (e renditur e 17-ta); Azerbajxhani (i renditur i 34-ti); dhe Serbia (e renditur e 44-ta). Një tregues tjetër është mobiliteti ekonomik i qytetarëve për të përmirësuar statusin e tyre ekonomik dhe të mirëqenies me kalimin e kohës. Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia arritën standarde më të mira jetese dhe rënie të shkallës së varfërisë të përgjysmuar në 12 vite midis 2005 dhe 2017.

Shtetet në rajon gjithashtu po bëjnë përparim të mirë me strategji të reja, ‘të lokalizuara’, të cilat bazohen në pikat e tyre të forta. Si shembull, në errësirën e fqinjëve më të mëdhenj, Gjeorgjia filloi me reforma premtuese (p.sh., rregullatore dhe infrastrukturore), që kanë dalë nga trashëgimia e diktaturës dhe korrupsionit. Në Armeni, aktivizmi i shoqërisë civile dhe zërat nga publiku kanë çuar në shenja të përmirësimeve në qeverisje. ‘Revolucioni kadife’ i vitit 2018 në Armeni prodhoi një ndryshim thelbësor në qeveri. E armatosur me një mandat të fortë për ndryshim, qeveria e re ka paraqitur një program ambicioz pesë-vjeçar, të cilin parlamenti e miratoi në shkurt 2019.

Si mund të jenë mundësitë inkluzive?

Siç u përmend më lart, disa nga vendet po bëjnë ndërhyrje në rritjen ekonomike. Megjithatë, kjo nuk përkthehet në zhvillim ekonomik inkluziv për të gjithë. Përkeqësimi i performancës ekonomike, në krye të pandemisë së Covid-19, përkeqëson pabarazitë, duke lënë një pjesë të madhe të popullsisë nën kufirin e varfërisë. Grupe të tilla si gratë dhe të rinjtë preken në mënyrë jo proporcionale.

Ja një shembull: vende të tilla si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë bërë progres të mirë drejt fuqizimit ekonomik të grave. Sidoqoftë, gratë ende përballen me pengesa të rëndësishme institucionale, ekonomike dhe sociale që ruajnë pabarazitë gjinore, siç janë ligjet që ndalojnë gratë të marrin profesione të caktuara.

Performanca e rritjes ekonomike të Armenisë në vitin 2017 dhe vitin 2018 rezultoi në një rënie të shkallës së papunësisë, që ishte 15.7% në mes të 2018-ës. Shërbimet ishin nxitësi kryesor sektorial i rritjes. Shumë armenë vazhdojnë të jetojnë në varfëri pavarësisht përmirësimeve të treguesve socio-ekonomikë. Në Bjellorusi, pabarazia mes njerëzve e shkaktuar nga mungesa e mundësive kryesisht në disa rajone është problem serioz. Në Moldavi, gjithashtu, pabarazia ndërmjet rajoneve është rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa hendeku i mirëqenies midis zonave urbane dhe rurale vazhdon të zgjerohet.

Kështu që një numër në rritje i njerëzve në rajon, e shohin migrimin si shpresë për një jetë të denjë. Në të vërtetë, migrimi është një simptomë e performancës së dobët ekonomike. Një burim i problemit paraqet edhe dobësia e funksionimit të sistemeve arsimore në rajon që nuk i përgjigjen nevojave të tregut. Në Moldavi, 25% e fuqisë aktive të punës tashmë është larguar. Në Armeni, gjithashtu, një e katërta e migrantëve ndërkombëtarë janë të moshës 15-29-vjeç. Serbia ka një nga tkurrjet më të shpejta të popullsisë në botë për shkak të migrimit të lartë, emigrimit të ulët dhe nivelit të ulët të lindjeve.

Pas performancës ekonomike të vendeve të ndryshme qëndron gjendja shumë-dimensionale e varfërisë dhe përjashtimit, të tilla si pabarazia në gjenerimin e të ardhurave dhe periudha e gjatë e papunësisë. Varfëria dhe përjashtimi ndodhin në rajon për shkak të kufizimit ose mungesës së qasjes dhe përdorimit të burimeve (për të mbështetur standardin e mirë jetësor, për t’i përmbushur nevojat themelore dhe për të përmirësuar jetën e dikujt); mundësitë dhe zgjedhja (për të zhvilluar dhe/ose përdorur burimet për të dalë nga varfëria); dhe siguria njerëzore (mundësi për t’i ushtruar të drejtat e tyre njerëzore dhe për të gjetur rrugëdalje nga varfëria).

Bazuar në përvojat tona dhe duke iu referuar iniciativave të tjera të ndryshme në rajon, programi kërkon të punojë në katër funksione kryesore mbështetëse (arsim dhe zhvillim të aftësive; shërbimet e ndërmjetësimit; shërbimet e biznesit dhe financave; dhe bashkëpunim/koordinim publik-privat) dhe katër çështje shtesë të rregullave/rregulloreve (përfaqësim i udhëhequr nga sektori privat; standardet; normat dhe vlerat jo formale; dhe strategjitë e rritjes së sektorit privat). Këto janë kritike për zhvillimin ekonomik inkluziv për të funksionuar më mirë.

Programi investon në ndryshime sistematike më thelbësore, afatgjata (p.sh., ndryshime në mënyrën se si institucionet e ndryshme ndër-veprojnë, pjesëmarrje e përmirësuar në zhvillimin ekonomik për të ardhurat dhe vendet e punës). Përzgjedhja e sektorëve ekonomikë/tregjeve është kritike jo vetëm për të siguruar që ata janë të rëndësishëm dhe ofrojnë mundësi (ekonomike) për grupet e synuara (gratë dhe të rinjtë) por gjithashtu kontribuojnë në qëndrueshmërinë afatgjate të ndikimeve – nga ato institucionale te ato sociale dhe mjedisore.

Një ‘propozim vlerë’ rajonale

Mbi suksesin e programit do të ndikojnë disa faktorë themelorë për të kontribuar në shtimin e vlerës rajonale.

Së pari, menaxhimi i një programi të përhapur në 12 shtete me ekipe të shpërndara në të gjithë rajonin nuk është i lehtë. Ndërsa ne punojmë me partnerë strategjikë si CIPE, SDA, Help- Hilfe zur Selbsthilfe, dhe të tjerët, ne gjithashtu po vendosim sisteme të menaxhimit që ecin në hap me ndryshimet. E ardhmja e punës po bëhet gjithnjë e më shumë diçka që e bëjmë, jo një vend ku shkojmë. Megjithatë, ne nuk duhet të humbasim vlerën sociale dhe ekonomike të punës si për shembull vend pune i sigurt dhe i shëndetshëm dhe ndërveprimet me partnerët dhe palët e interesit.

Së dyti, krijimi i kuptimit të përbashkët të filozofisë së zhvillimit – për ndikime të qëndrueshme dhe të shkallëzuara përmes lehtësimit – është në thelbin e programit. Programi stimulon ndryshimet për më shumë role lehtësuese të organizatave për zhvillim duke u angazhuar me faktorët lokalë dhe rajonalë.

Natyrën rajonale të programit e karakterizojnë tre fusha kryesore.

Fokusi tematik

Këto janë fusha që janë thelbësore për të trajtuar sfidat ndërkufitare, dhe gjithashtu bazohen në çështje ekzistuese të përbashkëta dhe strategjike dhe përmirësojnë performancën e tyre (p.sh., konkurrencën), dhe kontributin në zhvillimin ekonomik inkluziv. Programi planifikon në detaje shtetet individuale, ndërsa në të njëjtën kohë ka perspektivë rajonale.

Me fjalë të tjera, dinamika dhe lidhja ‘kombëtare-rajonale’ do t’i shërbejë procesit të identifikimit dhe testimit të ideve që do të shtojnë përfitimet për më shumë vende të rajonit – njohuri të reja, ndarje të përvojave dhe kapacitete të përmirësuara përmes bashkëpunimit dhe sensi të fortë për interesat e përbashkëta (p.sh. bashkimi i ideve dhe burimeve, qarkullimi i mallrave, shërbimeve dhe kapitalit). Fokusi është në përputhje me natyrën në ndryshim të sfidave dhe mundësive globale me të cilat përballen edhe vendet në rajon – nga teknologjitë rrënuese për automatizim, globalizimi dhe fuqia punëtore që po plaket. Sfida është të lidhen dhe shfrytëzohen këto potenciale në mënyra të reja dhe të ndryshme.

Fokusi institucional

Problemet e ngutshme të rajonit janë shumë komplekse për t’u adresuar nga një sektor i vetëm dhe një palë interesi në një shtet. Ne e shohim programin si iniciativë me shumë palë interesi, duke përfshirë ndërmarrjet e sektorit privat, institucionet e sektorit publik, akademinë dhe organizatat e shoqërisë civile. Ndërsa rajoni ka mbulesa të ndryshme, ai gjithashtu tregon sfida dhe mundësi të përbashkëta. Programi punon për të përmirësuar rrjedhën vertikale të informacionit në lidhje me zhvillimin ekonomik, përfshirë pyetje të tilla si monitorimi i performancës dhe përfitimet inkluzive.

Kjo kërkon identifikimin e partnerëve që kanë shtrirje rajonale për të bërë një investim të arsyeshëm nga programi. Programi gjeneron ndjenjë mirëkuptimi dhe mbështetje nga palët kryesore të interesit në ndërhyrjet e ndryshme, përfshirë sektorin privat/bizneset, qeverinë dhe shoqërinë civile. Forma ndjek funksionet. Prandaj, ekzaminimi i funksioneve dhe rregullave nënkupton ekzaminimin e aktorëve që i kryejnë ato dhe paguajnë për to. Programi nuk supozon që vetëm një lloj aktori që mund të financojë ose të japë funksion ose rregull të veçantë.

Fokusi territorial

Njerëzit nuk jetojnë në ‘rajon’, por në shtete të ndryshme. Një larmi e madhe e partnerëve dhe ideve lokale (në nivelet mikro, të mesëm dhe makro) kontribuon në rritjen e kapacitetit dhe pronësisë lokale, si dhe gjenerimin e ideve më inovative. Programi nuk mbështet drejtpërdrejt aktorët në sisteme të ndryshme, por punon përmes partnerëve për të lehtësuar zgjidhjet që kanë gjasë të lartë zotërimit dhe peshës përtej kohëzgjatjes së programit.

Në nivelin mikro, programi punon me bizneset e sektorit privat në tregjet e zgjedhura/sektorët ekonomikë, ofruesit e shërbimeve tregtare, si dhe me organizatat e shoqërisë civile. Në nivelin meso, ai punon me organizata publike si arsimi profesional dhe qendrat e trajnimit, universitetet, agjencitë e zhvillimit rajonal, zonat e tregtisë së lirë. Politikat dhe bizneset që mundësojnë dialogët e mjedisit merren me përmirësimin e kushteve të kornizës në nivelin makro.