Projektet zvicerane “Edukim për punësim në Maqedoninë e Veriut” dhe “Moja Budućnost” nga Bosnja dhe Hercegovina, realizuan një takim dyditor në Shkup me përfaqësues të lartë nga kantoni Zenicë-Doboj dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Temat kryesore të disa takimeve ishin përmirësimi i kuadrit ligjor për arsimin e mesëm profesional dhe Ligjit për punë, në drejtim të sigurimit të arsimit modern dhe përvetësim të aftësive të të rinjve në shkolla dhe në vendin e punës në kompanitë, roli i sektorit privat dhe metodologjitë për parashikimin e shkathtësive të nevojshme dhe fuqisë së punës.
Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina vizitoi shkollën e mesme profesionale Mihajlo Pupin nga Shkupi dhe kompaninë EVN, ku patën rastin të dëshmojnë bashkëpunimin e suksesshëm në realizimin e modelit dual të arsimit profesional dhe trajnimit.
Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i përbërë nga ministri dhe ndihmësministri i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, ndihmësministri i Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryetari i Odës së Tregtisë së Bosnje-Hercegovinës u takua me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.




