SHPALLJE PËR PUNËSIM – MENAXHER FINANCE

SHPALLJE PËR PUNËSIM – MENAXHER FINANCE

Helvetas Maqedonia e Veriut punëson Menaxher finance (100%) për projektin Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një letër që shpreh interesin për vendin e punës dhe një CV të shkurtër në gjuhën angleze, jo më vonë se data 24 shtator 2023, me email në adresën: e4equotations@helvetas.org.

Shkarkoni përshkrimin e detajuar të detyrave të punës dhe kualifikimet e nevojshme.

Helvetas Maqedonia e Veriut i lut kandidatët e interesuar të mos paraqiten me telefon. Helvetas do t’i kontaktojë, do t’i thërrasë për intervistë dhe do të informojë vetëm ata kandidatë që do të jenë në listën e ngushtë.