Takime pune për transferimin e “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në nivel lokal

Takime pune për transferimin e “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në nivel lokal

Nëpërmjet seminareve për transferimin e “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në nivel lokal, komunat nga Republika e Maqedonisë së Veriut ndërmarrin hapat në vijim për të avancuar modelin dual të arsimit profesional në nivel lokal.

Nga viti 2023, komunat dhe shkollat e mesme profesionale në bashkëpunim me sektorin privat do të zbatojnë:

  • Analiza të tregut për nevojë të personelit në kompanitë dhe gatishmëria e tyre për trajnim praktik të studentëve në nivel lokal.
  • Dialog social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”.
  • Takime pune mes shkollave – kompanive/punëdhënësve për të krijuar partneritete.
  • Ditë të hapura promotive “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në shkollat e mesme profesionale.

Në vitet e kaluara, nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsim profesional dhe Trajnim, dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@мк, është realizuar procesi i “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”. Nga niveli nacional, tani procesi i MMPP-së është bartur në nivel lokal te komunat, të cilat janë bartëse të zhvillimit ekonomik lokal dhe të promovimit të arsimit dual.

Përmes këtyre takimeve të punës, komunat dhe shkollat e mesme profesionale janë duke u përgatitur për zbatimin e MMPP-së, e cila në vitet e fundit ka mbështetur me sukses avancimin e arsimit profesional dhe shkencës, veçanërisht arsimit dual, dhe ka ndihmuar në arritjen e këtyre rezultateve:

  • Përfshirja e 450 kompanive në arsimin dual.
  • Përfshirja e 61 shkollave të mesme profesionale në arsimin dual.
  • Formimi i mbi 250 paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale.
  • Regjistrimi i mbi 4500 nxënësve në paralele duale në nivel shtetëror
  • Përfshirja e mbi 60 profileve dhe 14 sektorëve në arsimin dual.
  • Rritja e numrit të mentorëve të certifikuar në kompanitë.

Për shkak të përfshirjes së të gjitha palëve relevante në nivel lokal dhe zbatimit gjithëpërfshirës të MMPP, personat përgjegjës për arsimin nga komunat, përfaqësuesit nga ZhEL, drejtorët e shkollave, koordinatorët e procesit të mësimit përmes punës, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Takim pune më 05.12.2022 për komunat Veles, Kavadar, Negotinë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë.

Takim pune më 07.12.2022 për komunat Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Makedonska Kamenica,

Takim pune më 12.12.2022 për komunat Strumicë, Bogdanci, Vallandovë, Gjevgjeli, Radovish dhe Shtip.

Takimi i punës për Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Ilindenit do të mbahet më 13.12.2022.

Takimi i punës për komunat Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep dhe Resnjë do të mbahet më 14.12.2022.

Takimi i punës për komunat Kërçovë, Makedonski Brod, Strugë, Ohër, Gostivar, Tetovë, Dibër dhe Vrapçisht do të mbahet më 16.12.2022.

Për më shumë informacion rreth takimeve të punës për transferimin e “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” në nivel lokal, mund të kontaktoni projektin Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk në emailin e mëposhtëm: e4einfo@helvetas.org