Thirrje për propozime

Thirrje për propozime

Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut shpall thirrje për dorëzim të propozimeve nga ana e organizatave me qëllim zbatimin e përbashkët të aktiviteteve në lidhje me punësimin e këtyre grupeve të synuara: të rinjtë/ rejat, gratë, romët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Qëllimi i kësaj Thirrjeje është identifikimi i ideve dhe praktikave inovative të cilat çojnë në (1) punësim të drejtpërdrejtë ose (2) rritje të ndjeshme të potencialit të punësimit të grupeve të synuara. Idetë dhe praktikat mund të lidhen me trajnimet për shkathtësi profesionale, këshillimin, mentorimin, rrjetëzimin, bashkëpunimin me sektorin privat, bashkëpunimin institucional etj. Projekti i inkurajon aplikantët e interesuar të propozojnë dhe hulumtojnë ide që nuk kanë të bëjnë ekskluzivisht me trajnim por që megjitatë shpien deri tek punësimi.

Kriteret e përzgjedhjes janë si vijon:

  1. ide inovative, aktivitete të vetme ose kombinim i aktiviteteve (masave) të cilat nuk janë zbatuar fare deri më tani, ose që nuk janë zbatuar siç propozohen;
  2. aktivitetet e propozuara nxisin interesin e njerëzve të papunë;
  3. ekziston potencial për zgjerim të masave apo potencial për zbatim të përsëritshëm të masës.

Nën këtë Thirrje projekti do të mbështesë tre propozimet më premtuese.

Procedura e aplikimit, përzgjedhja, bashkë-krijimi/ definimi dhe zbatimi:

Aplikanti duhet shkurtimisht të përshkruajë idenë (maksimum 1 faqe) në fletë-aplikimin e dhënë. Sipas kritereve të dhëna të përzgjedhjes, do të zgjedhen tre propozime që më tutje do të definohen në më shumë detaje së bashku me ekipin e projektit dhe përfaqësuesit e sektorit përkatës.

Alokimi i buxhetit kryesisht varet nga vëllimi i aktiviteteve (p.sh. numri i njerëzve që mund të përfitojnë realisht) dhe kompleksiteti i zbatimit të aktiviteteve. Mbështetja specifike si dhe buxheti i detajuar do të negociohen me aplikantët e përzgjedhur nga ana e projektit.

Nga aplikantët kërkohet që të paraqesin propozimet në e-mail-in vijues: e4einfo@helvetas.org, jo më vonë se deri më 15 Mars 2021.