6 mësimdhënës të lëndëve profesionale dhe arsimit praktik, së bashku me eksperten e arsimit dhe trajnimit profesional të E4E@mk morrën pjesë në trajnimin – Didaktikë të bazuar në situata (pune) në Bernë, Zvicër.
Trajnimi u zhvillua në Institutit Federal për Arsim dhe Trajnim Profesional.
Të mbështetur nga E4E@mk, këto mësimdhënës do të jenë trajnues të ardhshëm master të mësimdhënësve tjerë të arsimit profesional . Bëhet fjalë për një qasje thelbësore metodologjike, implementimi i së cilës në praktikat arsimore e bën më efektiv përfitimin e kompetencave te nxënësit.