Vizioni kolektiv i industrive maqedonase: 18 kompani kanë lidhën partneritet për zhvillimin e kuadrove

Vizioni kolektiv i industrive maqedonase: 18 kompani kanë lidhën partneritet për zhvillimin e kuadrove

Kavadar, 21.09.2023Qendra Edukative M6 dhe projekti zviceran “Arsim për punësim – E4E” më 20 shtator 2023, në një ngjarje në Kavadar, paralajmëruan partneritetin me të cilin sektori privat do të angazhohet në zhvillimin e personelit në vend. Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin e përbashkët për zhvillimin e inovacionit, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe prosperitetin ekonomik dhe social të vendit.

 Qendra edukative M6 u identifikua si udhëheqëse e transformimit të shoqërisë, kryesisht për shkak të rrjetit të fortë të biznesit që ka krijuar. Në zemër të këtij partneriteti, siç theksoi Elena Mlladenovska Jelenkoviq, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Edukative M6, janë programet për trajnim për menaxhim në nivel të mesëm. Ato zhvillohen në bazë të nevojave të identifikuara të tregut të punës, dhe në të njëjtën kohë korrespondojnë me kërkesat aktuale të kompanive.

Ambasadorja e Zvicrës, Veronique Ullmann, tha se ngjarja e sotme është dëshmi se kompanitë maqedonase janë të gatshme të krijojnë, drejtojnë dhe financojnë bashkërisht iniciativa për zhvillimin e aftësive, të cilat do të sjellin më tej përfitime për sektorin privat dhe stafin e përfshirë. “Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi, si dhe që kompanitë e tjera të frymëzohen për t’u bashkuar me iniciativën ose për t’u angazhuar në iniciativa të tjera që do të ndikojnë në kompaninë e tyre, por edhe më gjerë”, përfundoi ajo.

Svetozar Janevski, Kryetar i Bordit Drejtues të VV Tikves, foli për rëndësinë e investimit në njohuri të reja, aftësitë e punonjësve në të gjitha nivelet dhe në inovacionin teknologjik dhe digjitalizimin. “Të vetëdijshëm për rëndësinë tonë dhe rolin tonë të përgjegjshëm shoqëror, ne jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë tona me partnerët tanë dhe kompanitë e tjera. Vetëm duke vepruar së bashku mund të kapërcejmë të panjohurën”, tha ai.

Sipas Mitko Jançev, Kryetar i Komunës së Kavadarit, komuna tashmë po bën përpjekje për të përafruar nevojat e kompanive me politikat lokale, me theks të veçantë në cilësinë e arsimit, por edhe që projekte të tilla të shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin e kompanive për përgjegjësinë e tyre. Si pronar i Kozhuvçanka, ai njoftoi se kompania do të bashkohej me këtë partneritet me shpresën për të arritur ndryshimet.

Goran Mitreski, drejtor i përgjithshëm i Kabtel, theksoi se digjitalizimi, arsimi dhe ballafaqimi me korrupsionin janë elementet kryesore për të rritur konkurrencën e kompanive maqedonase dhe fuqisë punëtore. Sipas tij, përfitimi kryesor i industrisë së TIK qëndron në përfshirjen e saj në sektorë të ndryshëm socialë ku do të sjellë ndryshime të shpejta dhe efektive, dhe një partneritet i tillë midis kompanive nga industri të ndryshme është një terren pjellor për shkëmbimin e njohurive.

Në realizimin e këtij projekti, kompanitë e mëposhtme do të vënë në dispozicion burimet dhe ekspertizën e tyre: Alkaloid, VV Tikvesh, Triglav Insurance, NLB Banka, Automakedonija, Vitaminka, Kroatia Insurance – Life, Kroatia Insurance – Non-life, EOS Matrix, Kabtel, Duna, AMSM, Kromberg dhe Schubert, Rade Konçar – kontaktorë dhe relei, AM Cert, Broker AM, Neptun, si dhe sipas njoftimit të fundit, Kozuvçanka.

Ky aktivitet bashkë-financohet nga Qendra Edukative M6 dhe Qeveria e Zvicrës përmes projektit zviceran “Arsim për punësim” – E4E@MK zbatuar nga Helvetas.