Zgjidhje inovative gjatë prezantimit të politikave – përfaqësimi digjital

Zgjidhje inovative gjatë prezantimit të politikave – përfaqësimi digjital

Konferenca e katërt rajonale e përfaqësimit, e organizuar nga Helvetas nga Zvicra dhe projekti “Zajedno za aktivno gradansko društvo – ACT” nga Serbia, u mbajt në Beograd, në periudhën nga 7-9 shtator 2022 – #DevPolHack.

Në kuadër të konferencës, morën pjesë mbi 35 pjesëmarrës nga disa projekte Helvetas nga rajoni dhe atë nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina dhe aplikuan konceptin e përfaqësimit digjital në implementimin e projekteve nga sfera të ndryshme dhe atë shoqëria civile, sektori privat dhe publik. Koncepti përfaqësimi digjital është një mjet relativisht i ri që është pjesë e procesit të përgjithshëm të përfaqësimit dhe aplikohet në kuadër të fushatave, përfaqësimit dhe lobimit, kryesisht në rrjetet sociale dhe hapësirën e internetit, si dhe në kombinim me evenimentet fizike. Qëllimi kryesor i përfaqësimit digjital është përshpejtimi i proceseve të prezantimit të politikave të caktuara nga cilado sferë në shoqërinë.

Këtë vit, konferencën rajonale të përfaqësimit e pasuruan Heartbeats Innovation & Communication, një kompani e cila ka një portofol serioz të përfaqësimit digjital në rajon dhe më gjerë.

Koncepti i përfaqësimit digjital përfshin disa hapa që aplikohen në një format standard, pavarësisht nga tema që do të përfaqësohet. Procesi përfshin:

  • Të menduarit kolektiv dhe ndarja e ideve. Në këtë segment definohet edhe problemin për të cilin nevojitet përfaqësimi.
  • – Definimi i kornizës për përfaqësim digjitale që përfshin: (1) Pse – qëllimi dhe vlerat të cilat duhet të përfaqësohen, (2) Kush – grupet e synuara dhe siguria digjitale gjatë përfaqësimit, (3) Si – mesazhet efektive të komunikimit me grupet e synuara dhe thirrja për veprim, dhe (4) Ku – kanalet dhe formatet përmes të cilave do të realizohet përfaqësimi.
  • – Hakaton për përfaqësimin digjital është një mjet shtesë që mund të ndihmojë të definohet formati i përfaqësimit, në të cilin zgjidhet ide adekuate dhe më pas hartëzohet ideja deri në zgjidhjen përfundimtare. Hakatoni mundëson konkurrencë ndërmjet ekipeve të profesionistëve që garojnë në konceptimin e përfaqësimit. Hartimi i përfaqësimit të strukturuar në një periudhë të caktuar kohore sjell një avantazh të madh sepse vetë gara imponon konkurrencë midis ekipeve dhe gjeneron zgjidhje të shkëlqyera në një periudhë të shkurtër kohore.

Që të përcaktohet nëse përfaqësimi i definuar i ka të gjithë elementet e nevojshme për sukses, secila ide prezantohet para një publiku të caktuar për të testuar zgjidhjen.

Gjatë konferencës së 4-të rajonale të përfaqësimit, ekipet e projektit punuan në krijimin e fushatës së përfaqësimit – menaxhimi i mbeturinave në nivel lokal, por u përfshinë edhe tema si përfshirja e kompanive në arsimin dhe trajnimin profesional formal, rritja e interesit te nxënësit për arsimin profesional, promovimi i shkollave ​​profesionale dhe rritja e informimit te të rinjtë për të drejtën e tyre të votës dhe ndikimi nga votimi i tyre gjatë zgjedhjeve. Konferenca e radhës e përfaqësimit do të mbahet në Kosovë në vitin 2023.